TV News
Maqedoni

Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, në tubimin para banorëve të komunës Qendër, foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve të cilat i cilësoi si shtylla të stabilitetit të brendshëm dhe eurointegrimeve. Pendarovski nënvizoi se zotimet e OBRM-PDUKM-së se do t’i shfuqizojnë, apo t’i shkruaj prej fillimit, janë vetëm fjalë sa për të ardhur në pushtet.

“Cili faktor i fortë ndërkombëtarë u thotë bëjeni atë e ne qëndrojmë prapa jush dhe të mos mërziteni se do të hyni në Evropë, pa ndryshimin e kushtetutës, do të keni sigurinë e NATO-s pa marrëveshjen e Prespës dhe do të keni raporte të mira ndëretnike nëse i ndryshoni dispozitat e kushtetutës, respektivisht të marrëveshjes korrnizë që e garantojnë atë. Mendoj se e keni të qartë se bëhet fjalë për një koncept vetëm sa për të thënë diçka dhe të vihet në pushtet dhe ata asgjë tjetër”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së për presidente, Gordana Siljanovska mbajti tubim në Veles. Ajo tha se hapat e saj të parë do t’i bëjë në fushën rajonale, duke nënvizuar se përmes dialogut do të inicojë fillim të një lloji të ri të politikës rajonale, jo me veto por me mbështetje dhe mirëkuptim. Sa i përket deklaratës së Bujar Osmanit për votimit e qeverisë me shumicën e badinterit, Siljanovska tha se kjo nuk ka bazë.

“Sa i përket deklaratës së Bujar Osmanit, nëse ligjëroj të drejtën kushtetuese, nuk mund ta kuptoj, absolutisht nuk mban. Në zgjedhje ka një fitues, nuk ka dy fitues, as nuk ka pasur e as nuk duhet të ketë shumicë të dyfishtë, apo përskaj shumicës qytetare edhe shumicë etnike. Badinteri duhet të përdoret vetëm në situata të jashtëzakonshme kur sillen ligje, apo zgjidhen çështje që janë të lidhura direkt me kulturën dhe identitetin”, u shpreh Gordana Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Ahmeti: Unifikimi maqedonas antishqiptar do të rrezikojë marrëdhëniet ndëretnike

Suad Avdiu

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

Suad Avdiu

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Suad Avdiu