Autor: Suad Avdiu
“Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist”, theksoi LSDM pas reagimit të BDI-së ndaj deklaratës së djeshme të Venko Filipçe, i cili tha se “BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve”. “Retorika e tij për nxitjen e vazhdueshme të tensioneve etnike si një mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme për vendin.Politika të tilla dhe filma me uniforma ushtarake janë provokime të papërshtatshme që nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike, thekson LSDM. LSDM i konsideron të papranueshme provokimet e qëllimshme etnike të BDI-së, të cilat janë shndërruar në strategjinë e vetme…
Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump më 20 janar në Uashington. Këtë informacion e ka bërë mbrëmë zëvendësi i tij dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski. “Kryeministri mori një ftesë. Është një ngjarje e madhe dhe e rrallë, dhe ai ndoshta është i vetmi nga rajoni që do të marrë pjesë. Diçka që flet shumë, jo vetëm për vendin, por edhe për të personalisht, se si përjetohet dhe vlerësohet në vendin më të fuqishëm në botë. Është një nder i madh dhe jam i bindur se kryeministri do…
Sot do të jetë dita e parë e punës për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të cilët deri më tani ishin në pushim. E në seancën e parë deputetët do ta kenë para vetes interpelancat për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme, Astrit iseni. Shkarkimin e zyrtarëve të lartë-përmendur e dëshiron Fronti Europian, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë festave të28 nëntorit. Interpelancen kundër Mexhitit dhe Stoilkoviçit, Toshkovskit, Isenit e ka dorzuar Fronti Europian kurse shkarkimin e Ilirra Dautit e…
“BDI ndër vite ka mbartur njollën e korrupsionit! LSDM është distancuar qartë”, kështu tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaratë për të cilën reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell TV21. BDI tha se, LSDM po përpiqet për të mbijetuar politikisht, që siç e quan BDI, është një përpjekje e dështuar. BDI tutje tha se, partitë maqedonase po mbjellin mbjellin frikën te qytetarët maqedonas, se shqiptarët janë armiku i tyre po siç thotë, kërcënimi i vërtetë i maqedonasve janë ata që mohojnë kishën e tyre, gjuhën e tyre, identitetin e tyre. “Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, LSDM…
“Me datë 08.01.2025 në ora 20.15 në RV Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë kanë gjetur të miturën S.A.(14) nga Shkupi, për të cilin me datë 10.10.2024 nëna e saj S.A.(44) ka raportuar se ajo është larguar nga shtëpia”, ka njoftuar policia.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mjegull paradite në disa lugina. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu të kohëpaskohshme, ndërsa në vendet më të larta do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 0 deri në 7, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 9 deri në 15 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, paradite me mjegull, ndërsa nga fundi i ditës me reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në…
Nga 10 000 euro dëmshpërbim për secilën familje të viktimave të Besa Transit, do ta paguaj shteti bullgar. Gjykata e Qarkut në Pernik, ka vendosur se Agjensia për infrastrukturë rrugore e Bullgarisë është fajtore pjesërisht ose 10% për aksidentin e Besa Transit, në të cilin humbën jetën 45 persona. Palët kanë të drejtë ankese për këtë vendim para Gjykatës së Apelit në Sofje në afat prej dy javësh, që nga momenti i dorëzimit së vendimit. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për atë pjesë të rrugës nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë,…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i është përgjigjur reagimeve të fundit të BDI-së një ditë para interpelancës ndaj tij. Në lidhje me krahasimet që BDI ia bëri Mexhitit me zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, Mexhiti tha që BDI niset nga vetja, ndërkaq theksoi që edhe LSDM-ja tashmë është distancuar nga BDI-ja. “Nisen prej vetes ata, mendojnë se si mendojnë vetë, mendojnë edhe të tjerët, ende i kemi të gjalla fotografitë ku krenoheshin dhe me shumë mburrje e prisnin Vuçiqin në Ohër, në Shën Naum, si një arritje e madhe, duke përkrahur Open Balkan. Krejt tendencat për destabilizim nuk kanë qenë për popullin apo për…
Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi informon se në klinikën e tyre është rritur numri i pacientëve me infeksione të frymëmarrjes dhe të zorrëve. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve “Këtë periudhë të vitit dominojnë viruset sezonale të cilat janë më të shpeshtuara, por kjo ndodh pothuajse çdo vit në këtë periudhë. Kemi numër të zmadhuar të pacientëve me sëmundje respiratore dhe infeksione të zorrëve, të cilët trajtohen në klinikën tonë dhe e marrin kujdesin e nevojshëm”, deklaroi Memedi. /SHENJA/
Propozim Ligji për Arsim të Mesem në të cilin parashihet intonimi i himnit ështe duke u përpunuar dhe përsëri do të jetë para deputetëve. E pyetur nga Klan Maqedoni, Ministrja Vesna Janevska tha se neni që parasheh intonimin e himnit edhe mund të hiqet, sepse sipas sajë, askush nuk mund ta ndalë dikë që dëshriron ta intonojë himnin. “Kemi disa nene për të cilat vlerësojmë se duhet të përpunohen dhe pres që ligji të jetë të jetë gati rreth 20-25 këtë muaj. dhe atëherë do ta dorëzojmë përsëri në Kuvend.Vlerësoj se nuk është gabim ose lëshim nëse atë nen e…
