Autor: Suad Avdiu

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi. Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se me kërkesën e saj në vitin 2021, SHBA-ja ka konfirmuar se së shpejti do ta finalizojë këtë dialog me Kosovën. Lajmin ia ka sjellë zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, i cili po viziton Kosovën, shkruan Evropa e Lirë. Çfarë nënkupton kjo? Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka thënë se projekti i kamerave të sigurisë në komunikacioni është një nga prioritetet e MPB-së. Ai theksoi se është duke u përgatitur draft-zgjidhje e re ligjore për këtë çështje. Unë premtova se do të kemi një projekt të realizuar deri në vitin 2025. Përveç vendosjes së kamerave, lidhjes së tyre me kabllot e nevojshme dhe sigurimit të të gjitha lejeve të nevojshme, do të na duhet edhe ndryshimi i legjislacionit, përgatitja e gjykatave dhe DAP-it për zbatimin e procedurave, do të na duhet qasje institucionale më e gjerë dhe për momentin jemi…

Read More

Lidhja e Sindikatave vlerëson se është për t’u përshëndetur fakti që punëdhënësit e kuptuan nevojën për rritjen e pagës minimale në 500 euro ose 31 500 denarë. Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov në këtë mënyrë bizneset do t’i mbajnë punëtorët në vend. “Është mirë që edhe punëdhënësit e kanë kuptuar nevojën për rritjen e pagës minimale dhe sot edhe ata propozojnë rritjen e saj, me qëllim që t’i mbajnë punëtorët e kualifikuar dhe të punësohen punëtorë të rinj. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë menjëherë ua jep dorën për rritjen e pagës minimale në më së paku 500…

Read More

Qytetarët e Maqedonisë si dhe blerësit e Ballkanit ende preferojnë pagesë me para në dorë, ndërsa pagesat digjitale që janë rregull në BE, ende janë të kufizuara, përcjell TV21. 59% të qytetarëve të Maqedonisë kanë kartela pagesore ndërsa 43% i përdorin ato. Megjithatë, sipas të dhënave të Bankës popullore, ka trend të vazhduar të përdorimit të rritur të kanaleve digjitale për pagesë. Transaksionet e përgjithshme me kartela në vend dhe jashtë vendit kanë rritur për 11.3% për nga numri dhe 13.6% për nga vlera. Vlera e transaksioneve për e-tregti në vend dhe në vendet e huaja janë 522.5 milionë euro…

Read More

Pas procedurës hetimore të zhvilluar në rastin e koduar “Vendkalim”, prokurori publik kompetent nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, sot ka dorëzuar aktakuzë kundër 14 personave dhe propozim aktakuzë kundër dy personave, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “Sipas pretendimeve të përfshira në pjesën dispozitive të aktakuzës, 13 doganierë, njëri prej të cilëve është në pension dhe polic, akuzohen se si bashkëkryetarë kanë kryer veprën penale të vazhdueshme të pranimit të ryshfetit, e dënueshme nga neni 357 të Kodit Penal. Nëntë nga të pandehurit kanë…

Read More

Prindërit e foshnjës 7 muajshe e cila ndërroi jetë një muaj më parë në Klinikën e Fëmijëve kërkojnë përgjegjësi. Ata shprehen të revoltuar me deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, i cili dje tha se “për fat të mirë nuk ka gabim mjekësor dhe se fëmija është dërguar vonë për kurim”. Prindërit thonë se para se ti përkeqësohej gjendja shëndetësore foshnjës ata e kanë dërguar në spital, por mjekët e kanë “shëtitur” nga klinika në klinikë dhe e kanë lëshuar për kurim shtëpiak. “Si ta komentojë deklaratën ‘për fat të mirë’ dhe kur ai thotë se fëmija është dërguar vonë në…

Read More

Gjatë festimeve para dhe gjatë Vitit të Ri, 54 objekte hotelierike janë gjobitur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për shkelje të ligjit. Katër objekte hotelerike janë mbyllur për Vitin e Ri dhe nuk lejohen të punojnë për 15 ditë për shkak të konstatimit të përsëritur të mos lëshimit të llogarive fiskale brenda dy viteve, transmeton Portalb.mk. Sipas DAP, në periudhën 14-31 dhjetor janë kryer kontrolle në 407 objekte në të gjithë vendin. “Në 54 objekte të kontrolluara është konstatuar parregullsi, nga të cilët te 36 janë konstatuar se kanë kryer shkelje në përputhje me nenin 21-b të Ligjit për regjistrimin…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (09.01.2025) në ora 11:00 në rrugën “Branko Radiçeviq” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë të MPB-së dhe SPB Manastirit, është ndaluar 59-vjeçarja V.M nga Manastiri. Ajo ka qenë e kërkuar me urdhër Urdhër nga Gjykata Themelore e Manastirit për vuajtje të dënimit me burgim prej gjashtë vitesh për kryerjen e veprës penale “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal. “Ajo është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.

Read More

Suada është një përsonazh i njohur në Tik Tok. Ajo ka marrë gjithë vëmendjen më një informacion që askush nuk e priste, pasi ajo aktualisht është një nënë e divorcuar. Suada është në muajin e dytë të shtatzanisë, dhe këtë informacion e ndau me ndjekësit e saj. Pyetjet e ndjekësve ishin të shumta se kush është babai i foshnjës, dhe ajo tha se babai është i dashuri i saj në Dubai i cili muaj më parë ia vodhi të gjitha paratë, shkruan “Kosovarja”,

Read More