Autor: Suad Avdiu

Situata me zjarret ka filluar të përmirësohet. Sot ajo është më e mirë krahasuar me një ditë më parë. Kështu njoftoi numri një i Qendrës për Menaxhim me krizat, Stojançe Angellov. Ai tha se gjatë ditës do të bëhen përpjekje që të mbahen nën kontroll zjarret që janë aktive, ndërsa gjendja më kritike paraqitet në malin Serta. “Në këtë moment zjarri që na jep më së shumti kokëdhimbje është zjarri në malin Serta, që po zvarritet tashmë dhjetë ditë. Ka zjarre në vende të ndryshme. Në mëngjes zjarri është përsëri aktiv pjesa e pasme, respektivisht pjesa e sipërme e poligonit…

Read More

Pas një analize të detajuar të buxhetit, mund të konstatohet se OBRM-PDUKM nuk parasheh rritje të pagave në asnjë sektor. Nuk do t’i respektojë obligimet nga kontrata e përgjithshme kolektive, nuk do të ketë paga më të larta për arsimtarët, punëtorët shëndetësorë, policinë, ushtrinë, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. “Kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 450 euro nuk është paraparë dhe kontratat kolektive po vihen në pikëpyetje. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të punonjësve dhe poshtërim i tyre. Me këtë OBRM-PDUKM pezullon politikën e rritjes së vazhdueshme të pagave. Përmes rritjes së…

Read More

FERO SOT NDAU NJË FOTOGRAFI NË RRJETE SOCIALE, DUKE NJOFTUAR SE TASHMË KA NJË AVOKAT QË DO TA MBULOJË NË ÇËSHTJE JURIDIKE. Fero është një nga artistët që rrugëtimin artistik e ndali me vetë dëshirë. Ai sot po jeton i lumtur me paqe shpirtërore , shkraun “Kosovarja”. Fero vitet e fundit para se të largohej nga muzika, kishte probleme familjare që e quan drejt divorcit me bashkëshorten. Ai sot ndau një fotografi me një avokat që ia besoi lëndët e tij gjygjësore dhe çështjet e ndryshme juridike. Fero, edhe pse i distancuar nga muzika, për ndjekësit e tij është tejet…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka publikuar pagat që i marrin kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Në rubrikën “llogaridhënie” në uebfaqen zyrtare janë publikuar pagat neto të të gjithë zyrtarëve qeveritare, ndërsa shihet se kryeministri Hristijan Mickoski merr pagë prej 140.450 denarë (2.282 euro), përcjell Telegrafi Maqedoni. Pagë të njëjtë me kryeministrin ka vetëm ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ndërsa rroga e ministrave tjerë është 115.540 denarë (1.877 euro). Deri para pak kohe, në faqe qëndronin pagat e anëtarëve të Qeverisë së Zoran Zaevit, para rritjes së famshme prej 78 për qind vitin e kaluar në…

Read More

“Deri në fund të vitit është e pamundur rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të re kolektive, siç kërkojnë sindikatat”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai tha se për shkak të deficitit të madh buxhetor është e pamundur të ketë rritje të pagave dhe se do të kërkojë mirëkuptim nga sindikatat. “Shpresoj që të mos ketë shkurtime të mëdha buxhetore në shëndetësi, sepse duhet të mbijetojmë dhe të kalojmë deri në nëntor të këtij viti. Kam pasur një takim me sindikatat, do ta kem sërish dhe do t’i kërkoj mirëkuptim që ndoshta…

Read More

MPB Maqedoni njofton se sot (22.07.2024) në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.I (35) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës. Siç njoftojnë nga MPB, ai është i dënuar me pesë vite e shtatë muaj burg për veprat penale “prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar me lëndë narkotike, “trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “falsifikimi i dokumenteve” dhe kërkohej me urdhër të vuajtjes së dënimit për tre vite. “Personi është dërguar në Institucionin Korrektues të Burgut Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim”, thonë nga MPB.

Read More

-Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë pala greke i ka ato mjete që të mund të bëjë presion edhe më të madh, mjete që janë edhe dypalëshe edhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT. Shefi i diplomacisë greke përsëriti se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar nga të dy parlamentet, me çka sjell detyrime ligjore “të cilat nuk mund të ndryshohen nga asnjë nga të dyja vendet”. “Gjithsesi vetë Marrëveshja e Prespës tregon…

Read More

LSDM në një kumtesë për media thonë se OBRM-PDUKM-ja i shpenzon në mënyrë armiqësore paratë publike. Nga LSDM gjithashtu thonë se ekstravaganca e Mickoskit dhe ministrave të OBRM-PDUKM-së po ndodh në masë dhe po fshihet nga qytetarët. “Kur duhet të rritet paga minimale për punëtorët, Mickoski dhe ministrat e OBRM-PDUKM-së në Qeveri thonë se nuk ka para. Epo, kur Mickoski dhe ministrat duhet të udhëtojnë, atëherë shohim luks, bileta të shtrenjta prej gati 20 mijë eurosh, klasa biznesi, delegacione të shumta e deri tek grumbullimi i familjarëve”. “A po merren hua të reja për këtë? A ka Mickoski para për…

Read More

Ribalanci i buxhetit të enjten do të gjendet në rend dite në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet. Sipas informacioneve nga ueb-faqja e Kuvendit, mbledhja e Komisionit është caktuar në orën 11. Ribalanci i buxhetit pritet të miratohet më së voni deri në javën e parë të gushtit. Ribalanci ishte miratuar në seancë qeveritare të martën, ndërsa të mërkurën në konferencë për media në Qeveria e sqaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska – Koçoska. Rritja e PBB-së është rishikuar nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 2,1 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në nivelin 3,5 për qind. Në…

Read More

Moti sot me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19,…

Read More