Autor: Suad Avdiu
Nën udhëheqjen e prokurorit publik pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme po realizon aksion të koordinuar në shumë lokacione në vend, përcjell TV21. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për keqpërdorime që kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor. “Bëhet fjalë për dyshime bazë për vepra të shumta penale që i kanë shkaktuar dëm Fondit Shëndetësor. Duke pasur parasysh madhësinë e aksionit, më shumë informata do të ndahen pas përfundimit të të njëjtit”, thonë nga Prokuroria./Tv21
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, njëherit ministër në detyrë, ka deklaruar se partitë e tjera janë totalisht të painteresuara për të tejkaluar bllokadën në Kuvend. Ai ka thënë para mediave se këto parti nuk duan të konstituohet Kuvendit, derisa shtoi se “të gjithë po pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare”. “Deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin. Ka disa kundërthënie e paradokse me sjelljet e deputetëve të opozitës…Kjo është sjellja e opozitës, totalisht e painteresuar që të zhbllokojë procesin, s’duan të mundësojnë konstituimin e Kuvendit…Për faktin që kemi kryetar e nënkryetarët e Kuvendit, kjo nënkupton se kemi të bëjmë…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, një shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe, me origjinë nga India, ka tentuar të fusë në vend 76 parfumë. Pas mbërritjes në vend, pasagjeri ka zgjedhur kanalin e gjelbër dhe është përzgjedhur për kontroll doganor për shkak të dyshimit. Gjatë kontrollit në dy valixhet që kishte me vete janë gjetur parfumë me origjinë nga Dubai, të cilat pasagjeri nuk i kishte deklaruar, njoftoi sot Drejtoria Doganore. Në një rast tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri i cili është dashur të udhëtojë me fluturimin nga Shkupi në Londër për në…
Arben Fetai nga ASH-Taravari tha se për momentin mbeten pjesë e qeverisë dhe se puna në ekzekutiv vazhdon në mënyrë normale, shkruan TV21. “ASH është në qeveri, nuk ka asnjë plan për ndryshim të pozicioneve tona në qeveri. Vazhdojmë me punë, në bazë ditore, sikur nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Fetai. Fetai konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takim veçmas me partnerët e koalicionit, respektivisht me ASH, VLEN dhe ZNAM. “Me kryeministrin Mickoski dhe me partnerët e koalicionit ka kontakte të përditshme. E kemi thënë disa prej nesh, e them që bashkëpunimi vazhdon në kuadër të qeverisë. Hiq…
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit parashikon rritje prej 3,2 për qind të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit dhe vitin 2026. Norma e inflacionit, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 3,4 për qind dhe vitin e ardhshëm 2,2 për qind. Në rajonin e Serbisë është parashikuar rritje prej 3,5 për qind, Shqipërisë 3,8 për qind, Kosovës 4 për qind, Malit të Zi 3,2 për qind dhe BeH-së 2,8 për qind. FMN në raportin e tij të fundit uli parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2025, duke vënë në dukje se rritja e tarifave dhe pasiguria e përgjithshme…
Shefi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka vizituar qendrën e prodhimit të dronëve të kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes “Baykar”. “Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizituan Qendrën Kombëtare të Teknologjisë “Ozdemir Bayraktar”, njoftoi Baykar. “Ishim të nderuar t’i mirëpresim”, ka shkruar kompania në një postim në rrjetet sociale. Komandanti i FSK-së është mirëpritur nga udhëheqësi i kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar.
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit skandaloze që prekin drejtpërdrejt Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe “Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social. Kjo nuk është thjesht një padrejtësi sociale – kjo është një strategji e qëllimshme për t’i larguar profesionistët që janë trajnuar dhe licencuar me vite për të mbrojtur ligjin”, thuhet në reagimin e BDI-së. Reagimi i plotë i BDI-së: Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të…
Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në shkurt të këtij viti ka qenë 43 053 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kalur, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është më e lartë për 9,6 për qind. ESHS sqaron se rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 16,6 për qind, Industri përpunuese për 11,5 për qind dhe për arsim për 11,4 për qind. Rritje…
Moti për sot – E mërkurë, 23 prill 2025 Dita e sotme do të nisë me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të freskëta në orët e para të mëngjesit. Termometri në mëngjes regjistron 12°C, ndërsa vlera minimale gjatë ditës pritet të shënojë 11°C. Rreth orës 05:00 parashikohen vranësira të pjesshme, të cilat do të vazhdojnë përgjatë ditës. Pas mesditës pritet një rritje e temperaturave deri në 23°C, duke sjellë mot më të ngrohtë dhe pjesërisht me diell. Megjithatë, pasditja dhe mbrëmja sjellin reshje shiu, ndaj këshillohet që qytetarët të marrin masa, sidomos ata që planifikojnë të jenë jashtë në…
Kryeministri Hristijan Mickoski pritet gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, që kulmuan me largimin e ASH-së së Taravarit nga ky koalicioni, shkruan Alsat. Sipas Alsat, eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ata, është e papranueshme të kenë dikë në bashkëqeverisje, që në të njëjtën kohë thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare./Alsat
