Autor: Suad Avdiu
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, deklaronte dje në Parlament se Marrëveshja Kolektive për Kulturën, e cila supozohej të rriste pagat e punonjësve të kulturës me 8.5 për qind me rritjen e pagës minimale në mars, është e dëmshme dhe është nënshkruar nga një ish-ministër pa e ditur se çfarë po nënshkruante. Të premten ka nisur likuidimi i pagave të prapambetura, por ka reaguar Sindikata, e cila thotë se nuk janë sipas Marrëveshjes Kolektive, por me procedura të paligjshme Evis HALILI Shkup, 25 prill – Likuidimi i pagave të prapambetura për punonjësit e institucioneve të kulturës ka nisur, por…
Pasditen e sotme ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, përcjell TV21. Jozyrtarisht dyshohet se ka një viktimë. Gjuajtjet kanë ndodhur në afërsi të Stacionit të Policisë të njohur si Stacioni i Policisë Bit Pazar. Në terren ka forca të shtuara policore
Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani së fundmi mori pjesë në në konferencën e organizuar nga Presidenti slloven Borut Pahor në Lubjanë, përcjell TV21. Mes tjerash, Osmani foli edhe për pozitën e Maqedonisë së Veriut dhe rrugën eurointegruese të vendit, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund ta zhbllokojnë procesin eurointegrues të vendit. “Jemi në një moment të rrallë. I ashtuquajturi zotim i Bled-it, i Këshillit të kaluar Europian, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2030, dhe thirrja e re e Komisionit Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2029, në një mënyrë krijon një përputhje unike…
LSDM beson se qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN është më e paafta dhe kaotike që ka pasur ndonjëherë Maqedonia, duke e quajtur atë një “kartel” të ç’organizuar. “Derisa OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN janë të angazhuara në llogaritje të brendshme dhe grindje koalicionesh, institucionet po shemben para syve të qytetarëve. Sistemi është në prag të kolapsit dhe qeveria funksionon si një kartel i ç’organizuar – më i fokusuar se kush do të marrë më shumë sesa se si t’i zgjidhë problemet e popullit.” Çdo ditë, qytetarët shohin grindje partiake në vend të punës. Në vend të rezultateve, skandale.…
Ish deputeti i VMRO-DDPMNE-së, Ilija Dimovski thekson se kërkesa e faktorit politik shqiptar për ndryshim të formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë është e kuptueshme, megjithatë formulimi është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, mund të diskutohet për atë çështje, megjithatë edhe faktori politik maqedonas ka kërkesa përkatëse, e një ndër ta është riorganizimi i komunave të Strugës dhe Kërçovës. “Struktura se si janë të strukturuara komunat Strumicë, Veles, Shtip, Prilepit Manastir është një mënyrë, pra mjedisi urban pa fshatrat. Nga Velesi janë ndarë Çashka dhe Gradsko, nga Strumica 4 komuna, nga Shtipi 2 komuna e kështu me radhë.…
Gjatë muajit prill të vitit 2025, çmimet e karburanteve varojnë vazhdimisht në të gjithë botën, në bazë të ngjarjeve ekonomike, politike dhe pozitave të ndryshme gjeografike të vendeve, përcjell TV21. Në krye të listës për kaburantet më të shtrenjta është Hong Kongu, ku banorët paguajnë 3,46 euro për litrë (rreth 215 denarë), vijon Islanda ku një litër karburant shitet për 2,35 euro, më pas Danimarka me 2,21 euro, Holanda me 2,20 euro, Lihteshtajni me 2,14 euro. Çmimet janë për benzinë Eurosuper BS 95. Nga ana tjetër, karburanti më i lirë është zakonisht në vendet e pasura me naftë, ku qeveritë…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate vlerëson se kryeministri Mickoski, me sjelljen, deklaratat dhe veprimet e tij, po vepron në mënyrë që cënon standardin dhe përgjegjësinë që kërkohet nga një udhëheqës shteti. Sipas partisë së Ahmetit një sjellje e tillë ndoshta mund t’i falet një kryetari të një dege partie, por kurrsesi një kryeministri të një shteti multietnik. “Ai po rrënon gjithçka që është ndërtuar me përpjekje dhe përkushtim ndër vite – marrëdhëniet ndëretnike, besimin ndërmjet qytetarëve, lojalitetin dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët. Duke goditur shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit – gjuhën, balancuesin, përfaqësimin e…
Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në orën 10:00 Në Kuvendin e Kosovës për herë të pestë ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014. Mirëpo, e njëjta në tri tentime ka dështuar ta zgjedhë kryeparlamentare deputeten Albulena Haxhiun. Ajo në seancat e 19 prillit dhe të 23 prillit mori vetëm 57 vota nga 61 sa janë të…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Vende vende proceset do të jenë më intenzive në formë të motit të ligë, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 18 deri në 26 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura…
Hetimet për tragjedinë në Koçan ende janë në vazhdim. Deri tani janë dyshuar 68 persona fizikë dhe tre juridikë. Në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për veprime selektive, MPB-ja ka vepruar ekskluzivisht në bashkëpunim dhe me urdhër të prokurorit publik, pa marrë parasysh nëse ka qenë burrë apo grua, për person nga Shkupi apo Koçani apo për përkatësi të ndryshme politike. Punohej vetëm nga aspekti i ndriçimit të tragjedisë, në mënyrë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin. Nëse ishte kështu në të kaluarën, aksidente të tilla nuk do të ndodhnin vazhdimisht, nëse kishte qasje tël…
