Autor: Suad Avdiu
Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, tha se për qeverinë aktuale mbetet e papranueshme marrëveshja me Bullgarinë që u arrit në vitin 2022. Mickoski tha se vendi nuk e ka problem futjen e bullgarëve dhe etniteteve të tjera në Kushtetutë, por që Sofja zyrtare duhet të jetë e qartë se nuk do të vazhdojë ta bllokojë rrugën evropiane të Maqedonisë. “Nuk mundet ne të ndryshojmë Kushtetutën kush e di për të satën herë, pa pasur mesazh të qartë nga ana tjetër, që është pala bullgare. Askush te ne nuk e…
Edhe zyrtarisht, deputetët e VLEN-it kanë formuar Grup parlamentar pa 5 deputetët e ASH-së së Arben Taravarit. Në njoftimin e sotëm zyrtar drejtuar kryetarit të Parlamentit, Bekim Qoku – koordinator i Grupit parlamentar të VLEN-it e njofton Afrim Gashin se ky grup ka vetëm 9 deputetë, shkruan gazeta Koha. Njoftimi i plotë i Grupit parlamentar të VLEN-it: Në lidhje me pyetjet për ndryshimet në përbërjen e grupeve parlamentare, ju informojmë se në pajtim me nenin 34, paragrafi 9 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot është njoftuar zyrtarisht për ndryshimet në…
EURODIZEL BS (D-E V) prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për dy denarë për një litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,23 për qind në krahasim me llogaritjen e mëparshme. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 66,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 95 edhe më tutje do të shitet për 73,5, EUROSUPER BS – 98 për 75,5,…
I nderuar Kryeministër Mickoski, Me ketë leter ju informoj se jap doreheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetesise te Republikes sẽ Maqedonisë së Veriut. Detyrën që e mora me kete funksion e kam ushtruar me perkushtim te plotë, transparencë dhe ndjenjë pergjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marre pas nje vleresimi te kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap eshte ne interesin me te mirë te institucionit dhe të parimeve te mia personale. Ju falënderoj per besimin dhe mundesine per te qenë pjese e Qeverise ne nje periudhe jashtëzakonisht te rendësishme per sistemin…
Plas përleshja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – Apasiev dhe deputeti i VMRO-së përfshihen në incident fizik Burime konfidenciale nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur për redaksinë e in7 se ka ndodhur një përplasje fizike mes liderit të “E Majta”-s, Dimitar Apasiev, dhe një deputeti të VMRO-DPMNE-së. Sipas informacioneve që kemi marrë, konflikti verbal mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, duke lënë pas edhe gjurmë të dukshme në ambientet e Kuvendit. Në disa nga fotografitë e siguruara, shihen mure të gjakosura në korridoret e institucionit, që besohet të jenë rezultat i përplasjes. Deri më…
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani tha se së paku 4 deputetë të Frontit Evropian i janë bashkangjitur shumicës qeveritare. Sa i përket deputetëve të ASH-së, tha se mendimi i tij dhe vlerësimi është se ata janë më të mirit dhe më të përgaditurit dhe se do t’i thirrin arsyes dhe do të qëndrojnë në shumicën parlamentare.
MPB Maqedoni njofton se dje (14 maj 2025), në lokacione të ndryshme në Shkup, oficerë policie nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse e SPB Shkup privuan nga liria dy persona të kërkuar me urdhër-arrest. “Në territorin e Komunës Qendër, është arrestuar S.R (75) nga Shkupi, i kërkuar me urdhër arresti qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për dënim me katër vite burg sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”. “Në territorin e Komunës Aerodrom është ndaluar M.M. (29) nga Shkupi, e kërkuar me urdhër arresti qendror në territorin e Aerodromit për dënim…
Nga viti 2020 deri në vitin 2023, kanë ndodhur gjithsej 31,176 aksidente trafiku, nga të cilat 15,724 patën pasoja të rënda dhe 457 persona humbën jetën. Sipas raportit të Revizionit mbi sigurinë rrugore në Maqedoni, autoritetet kanë dështuar të arrijnë qëllimet e Strategjisë së Dytë Kombëtare për Sigurinë Rrugore për periudhën 2015-2020. Masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente, ndonëse kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për menaxhimin e sigurisë në trafikun rrugor, nuk janë efektive në uljen e numrit të viktimave në aksidentet rrugore. “Strategjia e Dytë Kombëtare për Sigurinë në Trafikun Rrugor për periudhën 2015-2020 është strategjia kombëtare e miratuar…
“Në kremtimin e maturës pa automjet!”, “Pa konsumimin e alkoolit!”, “Pa përdorimin e mjeteve narkotike!”, “Pa prishjen e rendit dhe qetësisë publike!”, apelon MPB-ja përmes një kumtese për media. Statistika e trafikut tregon se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës rritet numri i aksidenteve të komunikacionit. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidentet e komunikacionit janë të rinjtë – maturantë, të cilët më së shpeshti përfundojnë me lëndime të rënda trupore, ndërsa jo rrallë edhe e humbasin jetën e tyre. “Përgjegjësia për sjelljen devijuese te një pjesë e maturantëve në komunikacion është kryesisht e të rinjve, por edhe…
Disa persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të madh kundër korrupsionit që përfshin një agjenci të NATO-s, njoftuan sot sistemet gjyqësore të Belgjikës, Luksemburgut dhe NATO-s. “Falë një hetimi të nisur nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë dhe Prokurimit (NSPA) e NATO-s, autoritetet gjyqësore në disa vende kanë arrestuar disa individë të akuzuar për korrupsion në lidhje me kontratat me Aleancën”, tha një zëdhënëse e NATO-s. Sistemi belg i drejtësisë tha se dy të dyshuar ishin arrestuar. “Hetimi përqendrohet në parregullsi të mundshme në dhënien e kontratave të kompanive të mbrojtjes për blerjen e pajisjeve ushtarake për NATO-n, siç…
