Autor: Suad Avdiu
Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për pacientin e ndjerë Vedat Ademi. Zbulimi po shqyrtohet në lidhje me prova të tjera, pas së cilës do të merret një vendim i prokurorit publik, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik. Burri tridhjetë e dy vjeçar nga Kumanova vdiq në spitalin e Kumanovës, vetëm një orë pasi u vendos në një linjë intravenoze për të administruar një ilaç që përmbante analginë. Në historinë e tij mjekësore kishte informacione se, ndërsa po trajtohej në Gjermani, ai kishte një reaksion ndaj ilaçit analgin, por nuk kishte asnjë firmë…
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka zhvilluar procedurë hetimore dhe ka ngritur aktakuzë kundër një 37-vjeçari nga Shkupi për veprën penale – sulm seksual dhe përdhunim, sipas nenit 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. “Më 21 shkurt në mbrëmje, me qëllim dhe me forcë, kundër vullnetit të qartë të viktimës, ai e detyroi në marrëdhënie seksuale. Veprën e ka kryer në veturë, në një parking në Sopishtë të Shkupit, duke filluar fillimisht ta prekë pa pëlqimin e saj, e më pas u bë i dhunshëm ndaj saj për shkak se ajo e refuzonte. E ka…
VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit Për 20 vite, Ali Ahmeti e ka shndërruar shtetin në një treg privat për pasurimin e familjes së tij. Derisa djali, nipërit dhe dhëndri i tij ndërtojnë centrale fotovoltaike prej 35 milionë eurosh, blejnë qendra tregtare me vlerë prej 30 milionë eurosh pa investuar asnjë qindarkë dhe bëjnë biznes me mazut, ai e kryen punën në terrenin politik. Për ta mbrojtur këtë kapital të jashtëzakonshëm, Ahmeti vazhdimisht krijon përçarje dhe aleanca të rrejshme mes partive shqiptare. Viktima e fundit është Arben…
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane do të mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës. Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Në samit, i cili mbahet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe…
KUMTESË nga BDI: Këtë javë në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë angazhuar 14 të punësuar të rinj – të gjithë maqedonas – dhe asnjë shqiptar. Kjo disbalancë tronditëse nuk është e rastësishme, por simptomë e një dukurie më të gjerë dhe shqetësuese – përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet e shtetit. Edhe më shqetësues është fakti që për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, asnjë nga pozitat udhëheqëse – as ajo e drejtorit, e as ajo e zëvendësdrejtorit – nuk i takon ndonjë përfaqësuesi nga komuniteti shqiptar. Një nga institucionet kyçe për kujtesën…
Reshje shiu dhe rënie temperaturash këtë të premte, 16 maj 2025 E premta ka nisur me reshje të dendura shiu në të gjithë rajonin, të cilat pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës dhe natës. Sipas të dhënave meteorologjike, temperatura maksimale e ditës arrin në 14°C, ndërsa ajo minimale zbret deri në 8°C. Era fryn me shpejtësi deri në 13 km/h, duke sjellë ndjesi më të ftohta për banorët. Ekspertët e motit paralajmërojnë për lagështi të lartë dhe kushte të papërshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura. Qytetarët këshillohen të mbajnë veshje të përshtatshme për reshje dhe të shmangin lëvizjet e…
Orhan Kurtishi Drejtor i Postave të RMV: Në vazhdën e takimeve të rëndësishme në Forumin e Liderëve Postar në Baku, Azerbajxhan, pata nderin të takohem me drejtorin gjeneral të Gjeorgjisë, z. Levan Chikvaidzade. Gjatë këtij takimi, diskutova mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin postar, një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve globale dhe përballimin e sfidave të përbashkëta. Gjithashtu, ishte kënaqësi të takoj menaxherin e ISITEC Internacional, z. Alper Ünal. ISITEC është një kompani me renome botërore në industrinë postare me qendër në Francë , e njohur për inovacionet dhe angazhimin e…
Elfete Ismaili në takim me kryesinë e Asamblesë së gruas në Kumanovë, përkrahje e parezervë për Arben Taravarin
Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për daljen zyrtare te Taravarit nga Qeveria. Midis tjerash, Zeqirija Ibrahimi ka theksuar se Ali Ahmeti ishte më i suksesshëm për ta tërheq Taravarin sesa ne për ta mbajtur. “ Sigurisht që neve si VLEN nuk na vjen mirë që ndodhi kjo dhe nuk ishte diçka që ne e kërkuam dhe e shtymë, por kjo ishte diçka që as që mund ta ndalonim. Për shkak se nuk varej nga ne. Bashkëpunimi i zotit Taravari me Ali Ahmetin kishte qenë pak më i hershëm se që kemi menduar ne.…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen e saj ka publikuar një thirrje publike për shoqatat e akredituara të mësuesve që organizojnë konkurse për nxënësit e shkollave të mesme, me qëllim mbulimin e kostove të regjistrimit dhe udhëtimit, pra për pjesëmarrje në njërën nga 15 olimpiadat ndërkombëtare të shkencës (International Science Olympiad). Siç sqaron MASH, një shoqatë e akredituar mund të marrë mjete financiare për pjesëmarrje vetëm në një olimpiadë shkencore ndërkombëtare. Fletëparaqitje elektronike në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe më së voni deri më 31 tetor të vitit 2025. Në varësi të rregullave të organizatorëve të çdo olimpiade shkencore ndërkombëtare…
