Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Këtë javë në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë angazhuar 14 të punësuar të rinj – të gjithë maqedonas – dhe asnjë shqiptar.

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

KUMTESË nga BDI: Këtë javë në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë angazhuar 14 të punësuar të rinj – të gjithë maqedonas – dhe asnjë shqiptar.

Kjo disbalancë tronditëse nuk është e rastësishme, por simptomë e një dukurie më të gjerë dhe shqetësuese – përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet e shtetit.

Edhe më shqetësues është fakti që për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, asnjë nga pozitat udhëheqëse – as ajo e drejtorit, e as ajo e zëvendësdrejtorit – nuk i takon ndonjë përfaqësuesi nga komuniteti shqiptar.

Një nga institucionet kyçe për kujtesën dhe identitetin shtetëror është shndërruar plotësisht në një bastion monoetnik.

E gjithë kjo po ndodh në një periudhë kur institucionet po sulmohen sistematikisht në aspektin e përfaqësimit multietnik.

Në vend që të kultivohet bashkëjetesa dhe përfaqësimi i barabartë, jemi dëshmitarë të një eliminimi të planifikuar të shqiptarëve nga sektori publik.

Kjo është pasojë direkte e shfuqizimit të balancerit – mekanizmit që siguronte përfaqësim të drejtë etnik sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Pa këtë instrument, mundësia për përfaqësim të barabartë zhduket dhe institucionet shtetërore gjithnjë e më shumë po ngjajnë në institucione njëetnike nga një kohë tjetër.

Edhe më tragjike është heshtja e mbetjeve të VLEN-it – nëntë deputetëve shqiptarë që mbështesin këtë Qeveri, të vetëshpallur përfaqësues të shqiptarëve – të cilët nuk reagojnë fare përballë kësaj fshirjeje masive të shqiptarëve nga administrata publike.

Heshtja e tyre i bën bashkëfajtorë në këtë diskriminim sistematik dhe në rrënimin e bashkëjetesës.

U bëjmë thirrje të gjithë atyre që besojnë në një Maqedoni të Veriut evropiane, të drejtë dhe multietnike të distancohen nga kjo Qeveri destruktive.
Sepse heshtja sot do të thotë bashkëpjesëmarrje në një padrejtësi historike.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.