Autor: Suad Avdiu
Në Maqedoni, tashmë prej 11 muaj në qeverisje është koalicioni VLEN, praktikisht prej zgjedhjeve të 8 majit të vitit 2024 kur arriti të bëjë një rezultat shumë të mirë, fituam 14 dhe të jetë pjesë e Qeverisë. Normalisht, ne me kryeministrin e Qeverisë kishim negociata për disa pika kyçe, të rëndësishme nga programi ynë zgjedhor. Fatkeqësisht pas 11 muajsh konstatojmë se asgjë nga programi ynë nuk arritëm të realizojmë dhe prandaj u larguam nga Qeveria. Ky sqarim mbi arsyet e largimit të ASH nga Qeveria vjen vetë nga kreu i kësaj partie Arben Taravari. Ai në një intervistë për televizionin…
Më 16 maj 2025, në ora 19:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është paraqitur një 59-vjeçar nga Tetova, i cili ka raportuar se në vitin 2014 ka marrë borxh me kamatë një shumë parash prej 25.000 eurosh nga V.K. (46), ndërsa theksoi se i pranishëm ka qenë edhe S.S. (47), të dy nga Tetova. Sipas kallëzimit, gjatë viteve në vazhdim deri në momentin e paraqitjes së rastit, ai ka paguar mbi 150.000 euro për kamatat dhe borxhin. “Respektivisht, pa pëlqimin e tij, i janë shitur dy banesa, një në Tetovë dhe një në Ohër, të cilat i…
Punimet ndërtimore do të fillojnë në vjeshtë për pjesën e parë të projektit për futjen e trenit të qytetit në Shkup, për të cilin Infrastruktua Hekurudhore, pas përgatitjes së studimit të fizibilitetit, po përgatit dokumentacionin për tenderin, për të cilin njofton se së shpejti do të shpallet. Linja e parë nga Zelenikova, përmes Draçevës, Aerodromit dhe Kisella Vodës, deri në stacionin hekurudhor të Shkupit, pritet të funksionojë deri në fund të këtij viti. “Zbatimi i projektit të Trenit të Qytetit do të bëhet në tre pjesë. Punimet për ndërtimin e pjesës së parë të projektit do të fillojnë në vjeshtë…
Arrestohet fajdexhiu në Kumanovë, pason kallëzimi përkatës Më 17.05.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria T.A. (55) nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan lista të debitorëve, një fletore shënimesh me të dhëna nga disa persona dhe sende të tjera të dyshuara se lidhen me veprën penale. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet, dhe mbrojtje të themeleve të shtetit multietnik. Në një sallë të tejmbushur me qytetarë, familje dëshmorësh, invalidë lufte, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe strukturat e BDI-së, Ahmeti lëshoi sinjale të forta për ata që tentojnë ta kthejnë vendin prapa. “Ne nuk e marrim shtetin– ne e drejtojmë atë që na takon! Shqiptarët janë mbi 30%, jetojnë në kontinuitet në trojet e veta dhe janë pjesë e pandashme e shtetformësisë!”…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një konferencë për shtyp do të informojë për marrëveshjen e arritur me kryeministrin britanik Kir Starmer për një marrëveshje strategjike partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar. Dy kryeministrat, dje në një takim në Tiranë të zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, vlerësuan se marrëveshja e partneritetit strategjik do të thotë bashkëpunim edhe më i fortë, marrëdhënie më të forta dhe mundësi për të thelluar marrëdhëniet. “Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kemi marrëdhënie të forta ndërmjet dy vendeve tona dhe fakti që patëm ta nënshkruajmë këtë marrëveshje ndërqeveritare, besoj se është nga…
VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më Ali Ahmeti dhe BDI janë duke e përjetuar fundin e tyre politik. Pasi i rrënoi të gjitha shtyllat e besimit te shqiptarët me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare me pushtetin, sot po mundohet me çdo kusht të shpëtojë veten, edhe duke e përdorur si vegël ndihmëse ndonjë individ të dalë nga binarët e ndryshimit. Ky është vetëm akti i fundit i një politike që për dy dekada ka mbajtur peng shqiptarët me premtime boshe, ndërkohë që në prapaskenë kanë funksionuar listat e zeza, dosjet, shantazhet dhe shërbimet e…
Parashikimi i Motit për Ditën e Shtunë, 17 Maj 2025 Sot, e shtunë, moti pritet të jetë kryesisht i vranët gjatë pjesës më të madhe të ditës, me temperatura që luhaten nga një minimum prej 4°C në mëngjes deri në një maksimum prej 14°C në mesditë. Aktualisht, në orët e para të mëngjesit, temperatura është 7°C me mbulim të konsiderueshëm të reve. Në orët e pasdites, përkatësisht nga ora 17:00 deri në 18:00, priten kushte pjesërisht të vranëta, ndërsa pas orës 18:00 moti pritet të kthjellohet me diell. Temperaturat do të fillojnë të bien pasditen vonë dhe gjatë natës, duke…
Kryeministrat e Maqedonisë Hristijan Mickoski dhe Mbretërisë së Bashkuar Kir Starmer sot në Tiranë përfunduan marrëveshjen për partneritet strategjik midis dy vendeve. Të dy kryeministrat vlerësuan se marrëveshja do të thotë bashkëpunim ende më i fortë, marrëdhënie më të forta dhe mundësi për thellim të marrëdhënieve. “Më vjen mirë që patëm rastin të bisedojmë në këtë takim dypalësh. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kemi marrëdhënie të forta ndërmjet dy vendeve tona dhe fakti që patëm ta nënshkruajmë këtë marrëveshje ndërqeveritare, besoj se është nga vlera e madhe dhe kjo tregon se ne do të zgjidhim shumë punë midis…
Gjatë bisedimeve të zhvilluara në Stamboll, Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë në ditët në vijim, raportojnë mediat ndërkombëtare. Lajmi është konfirmuar nga kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, i cili e vlerësoi pozitivisht takimin dhe u shpreh i gatshëm për vazhdimin e kontakteve. Nga ana tjetër, delegacioni ukrainas ka kërkuar që të organizohen bisedime direkte midis presidentëve Zelensky dhe Putin.
