Autor: Suad Avdiu
Pas mesnate do të rritet çmimi i naftës dhe benzinës. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i benzinave do të rritet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës për 1 denarë. Nga KRRE thonë se çmimi i vajit ekstra të lehtë do të rritet për 2 denarë. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së: Benzina BS-95 77,5 den/l Benzina BS-98 79,5 den/l Nafta 73,0 den/l Vaji ekstra i lehtë 72,0 den/l
“Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në fund të vitit”, thekson ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska. Sipas saj, qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, pa ngarkesa shtesë financiare. “Kjo do të thotë që gjatë gjithë këtij viti çmimi do të mbetet i pandryshuar. Do të thotë, njerëzit do të kenë ngrohje në shtëpi, ndriçim në shkolla dhe energji për bizneset e tyre”, tha Sanja Bozhinovska – ministre e Energjisë. Sa i përket hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, Bozhinovska sqaroi se ato janë pjesë e vizionit për pavarësi energjetike. Aktualisht po shqyrtohen…
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që ne në VLEN e kemi thënë me kohë: regjistrimi i fundit i popullsisë, i udhëhequr nga qeverisja e atëhershme BDI-LSDM, ishte një ndër veprimet më të dëmshme dhe fyese për diasporën shqiptare”, kështu reagua nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, qeverisja e kaluar, përmes Entit të Statistikave dhe në koordinim të plotë me strukturat politike të BDI-së, krijoi kategori “popullsi rezidente” dhe “jorezidente”, duke i trajtuar mërgimtarët tanë si qytetarë të dorës së dytë. “Kjo ishte akt i qëllimshëm politik për ta minimizuar peshën reale të shqiptarëve në shtet. Kjo ishte përpjekje për ta…
Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën: “I pafytyrë, i paturp, i pakurriz…” Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj Frontit opozitar VLEN, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kategorizimin e qytetarëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, duke e konsideruar të padrejtë përjashtimin e mërgatës nga përfaqësimi dhe llogaritjet zyrtare. Sela ka akuzuar përfaqësuesit e VLEN-it se, sapo kanë marrë poste në Qeveri, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh që shkojnë në dëm të interesave të shqiptarëve në përgjithësi dhe të mërgatës në veçanti: “Të marrish një post qeveritar, e menjëherë më…
Qyteti i Shkupit ka dorëzuar 20 raste në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sa u takon legalizimit të ndërtesave pa leje në Komunën e Çairit. Siç thekson kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nuk bëhet fjalë për tarraca apo garazhe, por për ndërtesa të tëra të ndërtuara në kundërshtim me Ligjin, për vetëm një objekt që ka kushtuar mbi 1 milion euro, ndërsa detyrimet bazë apo komunalet arrijnë mbi 1.5 milion euro. Sipas Arsovskës, në Komunën e Çairit ka mbi 150 ndërtesa të tilla nga 12 kate pa leje dhe projekte që kanë dëmtuar buxhetin…
Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka qenë i shqetësuar kur Petar Bogojevski u emërua drejtor i Agjencisë që menaxhon me “Erasmus”. Me këtë rast, për “Slloboden Peçat” Komisioni Evropian ka informuar se kanë kontaktuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë shprehur shqetësim për faktin që Petar Bogojevski është emëruar drejtor i Agjencisë për programe arsimore dhe mobilitet evropian. Shqetësimin drejtuar MASH-it, KE e ka arsyetuar me një konflikt të mundshëm interesi dhe arsye etike, të bazuara në disa korniza ligjore që kanë të bëjnë me Agjencinë që menaxhon me fondet nga programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+” i dedikuar…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram, duke u shfaqur më elegante dhe më ndryshe se kurrë më parë. Vesa ka vendosur të bëjë një ndryshim të guximshëm në pamjen e saj, duke i dhënë fund ngjyrës së mëparshme të flokëve dhe duke u kthyer në të zeza intensive, një nuancë që thekson bukurinë e saj natyrale dhe sjell në pah tiparet e saj të spikatura. Përveç ngjyrës, ajo ka zgjedhur edhe një prerje të veçantë që i jepnin flokëve volum të theksuar, që të…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në seancën e parë të Komisionit socialo-ekonomik do të diskutohet për metodologjinë e re të përllogaritjes së shportës minimale të konsumit, përcjell TV21. Durmishi thotë se shporta minimale sindikale, që për muajin maj ishte 63,908 denarë, nuk është reale. “Ajo nuk është reale, për këtë do të bëjmë një shportë të shpenzimeve që do të jetë siç duhet, e qasshme dhe me të dhëna reale dhe realisht do të informohen qytetarët sesa do të jetë shporta e shpenzimeve për një muaj, për këtë po e bëjmë këtë shportë të shpenzimit, ku…
Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Prishtina, është përzgjedhur finaliste në kategorinë “Barrier Breaker” për çmimin global Cybersecurity Woman of the Year 2025. Votimi për publikun tashmë është i hapur dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor, transmeton Telegrafi. Ju mund ta mbështesni Dredhza Brainën duke klikuar emrin e saj tek pyetja e katërt në formularin e votimit. VOTO KËTU.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual. Gashi thotë se në VLEN ka unitet dhe se po vijojnë përgatitjet për zgjedhje lokale. “Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, përgatiten për zgjedhjet lokale. Krejt këto që i thatë janë pjesë e shpifjeve, spineve, politikës ditore në të cilën nuk dua të përfshihem”, tha mes tjerash Gashi.
