Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Alternativës dhe njëkohësisht një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj kritikave të ish-qeverisjes, duke thënë se “të palarat” e ish-regjimit po dalin në dritë një nga një, pas një viti të qeverisjes së re. “Çdo ditë që zbardh e ndriçon edhe një të palarë që e kanë lënë ata që ikën me paratë e kazinove dhe pasuritë e patundshme, si Soravia”, shkruan Ibrahimi në statusin e tij në Facebook. Ai përmend një sërë akuzash të ngritura më herët nga oponentët politikë dhe thekson se ato tashmë janë rrëzuar një nga…
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK ka deklaruar se në RMV ka ende institucione monoetnike. Siç tha ai, kjo vlen sidomos për institucionet e sigurisë, apo njësitë speciale përbrenda MPB-së. “Kjo vlen edhe për institucionet tjera, si të kulturës apo në Akademinë e Shkencës dhe Artëve. Pra, ne do të stopojmë konkurse ku konstatojmë se ka mbi përfaqësim të ndonjë etnie. Ne kemi probleme të theksuara nga qeverisja e BDI-së, ku shqiptarët janë rekrutuar në shkallën më të ulët të Administratës bashkëpunëtor i ri”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai. Fetai, shtoi se BDI për 20 vjet nuk ka pasur interesim…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, por frekuentimi i automjeteve, veçanërisht drejt pikave kufitare, sot është dukshëm i shtuar, njofton LAMM. Më së shumti kolonë dhe pritje ka në pikën kufitare Tabanoc, ku për hyrje dhe dalje nga shteti pritet nga 15 deri në 30 minuta. Në pikën kufitare Bogorodicë, situata është edhe më e ngarkuar – për dalje nga vendi pritjet arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Dojran qytetarët presin nga 20 deri në 30 minuta. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kohë dhe të kenë…
Ish Deputeti i BDI-së, Berat Ajdari, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të procesit të regjistrimit të popullsisë së vitit 2021, duke i akuzuar për manipulim dhe fushatë të organizuar kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Që në 2021, VMRO dhe LEVICA nuk e kanë njohur rezultatin prej 29.5% shqiptarë! Akuzonin se 9.5% u shënuan më shumë sesa janë shqiptarët! E sot, disa politikanë dhe mercenarë politik janë vënë në shërbim të një fushate të ndyrë: të mohojnë suksesin e Regjistrimit të popullsisë së vitit 2021 dhe të përhapin gënjeshtra se kinse është ulur numri i shqiptarëve. Hyzmeqarë me detyrë –…
Bujar Osmani Të respektoj. Sinqerisht. Sepse nuk ke gabuar që kërkove më shumë. Ke qenë i zhgënjyer. Ke kërkuar më mirë. Ke kërkuar ndryshim. Dhe kjo është për t’u vlerësuar. Por sot, të gjithë po e shohim bashkë: Kjo nuk është më çështje partish, as individësh. Ky është një plan. Një projekt i rrezikshëm për të na poshtëruar. Po na heqin nga institucionet. Po e fshijnë gjuhën tonë. Dhe tani duan të na fshijnë edhe nga shteti me regjistrim të ri. Dhe më e dhimbshmja: po e bëjnë në emrin TËND. Ti nuk je pjesë e kësaj. Ti nuk ke…
Të hënën dhe të martën, Shkupi do të jetë nikoqir i takimit të liderëve – Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili do t’i kushtohet zbatimit të Planit për Rritje për rajonin, transmeton TV21. Në takim do të marrë pjesë edhe Eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Nga Qeveria njoftuan se të hënën (30 qershor) është planifikuar një takim tet-a-tet mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Eurokomisioneres Marta Kos, më pas siç informojnë nga Qeveria do të pasojë një takim bilateral me delegacionet e zgjeruara nga të dyja palët. Pjesa kryesore e agjendës është planifikuar për të martën (1 korrik), ku do…
Regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 u shit. BDI preu në besë shqiptarët. Të dhënat flasin vetë. Në fshatra me shumicë shqiptare si Gërçeci në regjistrimin e fundit janë regjistruar vetëm 36 banorë, ndërsa në Reçicë figurojnë vetëm 1653 banorë. Këto shifra nuk janë gabime të rastësishme, por rezultat i një pazari të qëllimshëm politik. Ndërkohë që shqiptarët fshiheshin nga statistikat, krerët që kishin përgjegjësinë heshtën. Dhe sot lind pyetja e pashmangshme: A e shiti Ali Ahmeti regjistrimin e popullsisë për të shpëtuar dhëndrin dhe nipat nga ndjekja penale për korrupsion? Shqiptarët humbën në numra. Familjarët e tij fituan në…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai është përgjigjur me kundër-sfidë, sfidës së Arben Taravarit dhe Halil Snopçes që ai të garojë për kryetar të Likovës në zgjedhjet lokale nën llogo të koalicionit VLEN. Në vend se ta sfidojnë, Fetai për TV Shenja tha se Taravari është mirë të kandidojë vet në Gostivar, pa mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim. Thotë se Taravari dhe Snopçe janë njerëz të diskredituar dhe janë shndërruar në paterica të BDI-së. “Janë për keqardhje, janë transformuar, po fshihen prapa BDI-së dhe në vend se të sfidojnë dikë tjetër, është mirë që ta sfidojnë vetveten është mirë që të dalin…
Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, deklaroi se Maqedonia e Veriut ka kapacitet të plotë për të realizuar një regjistrim digjital të popullsisë, ndërsa objektivi i Qeverisë është që ky proces të zhvillohet në vitin 2026. Në një intervistë për edicionin informativ të TV Sitel, Andonovski theksoi se edhe pse sipas standardeve ndërkombëtare regjistrimi i radhës parashikohet në vitin 2030 ose 2031, Qeveria është e vetëdijshme për nevojën e rishikimit të metodologjisë së përdorur në vitin 2021, e cila u vlerësua si e papërshtatshme nga Gjykata Kushtetuese. “Që në prill të këtij viti kemi krijuar një grup pune të gjerë,…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë veriore mesatare deri e fortë (lokalisht mbi 70 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 36 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe erë veriore mesatare deri të fortë. Temperatura minimale do të bjerë në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë.
