Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se në Fondin për Sigurim Shëndetësor janë realizuar 19 avancime, prej të cilëve 19 maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Nga BDI thonë e ky është tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. “Vetëm në një rast, Fondi për Sigurim Shëndetësor i RMV-së, janë realizuar 19 avansime, prej të cilave 18 për maqedonas, 1 për turq dhe asnjë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat,…
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda. Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë në Tiranë, në afërsi të zonës së Kamzës. Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është ‘goditur’ nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, me kërkesë të përdoruesve të pyjeve – NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave ka dhënë pëlqimin e saj për ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore. “Pëlqimi është dhënë në bazë të nenit 57 paragrafi 3 të Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve pyjore në hapësira të hapura. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje fillon më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri…
Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor para dhjetë ditëve nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026, do të kenë mundësinë e dytë për t’u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj – të hënën, më 30 qershor. Dokumentacioni i nevojshëm në shkolla do të dërgohet ditën e ardhshme (1 korrik), ndërsa ranglista e nxënësve të regjistruar do të kumtohet më 2 korrik deri në orën 12:00. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga shkollat, për paraqitjen e dytë të qershorit, të lira janë 16 034 vende – 10 758…
MPB Maqedoni njofton se dje (26.06.2025) në orën 15.00 në Kumanovë, oficerë policie nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.F. (38) nga Kumanova. Ai dyshohet se më 26.06.2025 kishte marrë telefona celularë nga një dyqan në Kumanovë. “Gjërat e sekuestruara u gjetën dhe iu kthyen pronarit. M.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
Nga koalicioni VLEN në një komunikat lëshuar mediave kanë bërë të ditur se në Kuvend janë miratuar ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin e Gjuhëve. Nga VLEN tutje theksojnë se me këtë hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së kompensimit financiar për punonjësit e Insepktoratit të Gjuhëve. Kumtesa e plotë e koalicionit VLEN. “VLEN njofton qytetarët se në Kuvend janë miratuar ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin, përkatësisht të Ligjit për Administratën Shtetërore, me çka hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së kompensimit financiar për punonjësit e Inspektoratit të Gjuhëve. Kjo është një çështje që për vite me radhë është zvarritur dhe…
Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët që më 28 dhe 29 qershor 2025, (të shtunën dhe të dielën), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim me avion kundër të gjitha formave të mushkonjave, kurse më 30 qershor 2025 (të hënën) do të fillojë dezinsektimi kundër formave më të rritura të mushkonjave. “Dezinsektimi kundër formave të mushkonjave në rajonin e qytetit të Shkupit do të realizohet më 30.06 (të hënën) deri më 03.07.2025 (të enjten) gjatë periudhës prej 22:00 deri në ora 03:00, ditën e ardhshme. Nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë këtë, atëherë dezinsektimi do të realizohet…
Deputeti i Kuvendit nga radhët e VLEN-it, Rijad Shaqiri, ka mohuar zërat që qarkullojnë në media se ai do të bllokojë gjithçka nëse nuk i jepet Komuna e Likovës. Ai tha se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për ndarjen e komunave dhe i cilësoi këto lajme si shpifje mediatike. “Ende nuk kemi pasur mundësi të debatojmë apo të vendosim kushte për komuna konkrete. Aty ku është interesi kombëtar, aty do të jem edhe unë. Këto portale të caktuara le të merren më mirë me dështimet e Qeverisë dhe jo me mua”, u shpreh Shaqiri. I pyetur nëse vazhdon t’i…
Arben Taravari, kreu i krahut të Aleancës për Shqiptarët, mbrëmë në tubimin qytetar “Takohemi në Gostivar”, tregoi se Valbon Limani, kryetari aktual në detyrë i komunës së Gostivarit, do të jetë kandidati për edhe një mandat tjetër. Në fjalimin e tij, Taravari zgjidhi dilemat rreth kandidaturës së Valbon Limanit, duke u dërguar një mesazh të qartë atyre që, siç tha ai, po përpiqen ta pengojnë atë. “Po ju them nga këtu, Valbon Limani nuk është kandidati, por ai do të jetë kryetari i ri i Gostivarit”, tha Taravari. Në fjalimin e tij, Taravari shprehu indinjatë ndaj veprimeve të kolegëve të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë si dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Ndërkohë pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive reshje të rrëmbyeshëm, erë të fortë, bubullima dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 40 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë nga veriu. Pasdite dhe në mbrëmje,…
