Autor: Suad Avdiu

BDI ka shprehur shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga, siç thuhet në reagim, mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit. Kjo strategji, sipas BDI-së, është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Reagimi i plotë i BDI-së: Modeli i ri: Si po përdoren partitë shqiptare për të çmontuar barazinë BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor…

Read More

Në Shkup sot dhee nesër do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion për shkak të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor. “SPB Shkup njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë) për shkak të një takimi të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësiti  i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna…

Read More

Shoferi i autobusit nga Maqedonia ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Kosovë me 5 euro – përfundon i arrestua Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, njëherësh dhe shofer autobusi, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së…

Read More

Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që nga data 27 qershor në qytetin Zwickau të shtetit gjerman. Bëhet fjalë për të miturën Arta Hajzeraj, e cila u zhduk në zonën “Lothar-Streit-Straße”. Policia gjermane dhe mediat lokale janë angazhuar në kërkimin e saj. Sipas mediave gjermane, në momentin e zhdukjes Arta kishte veshur xhinse blu të çelët dhe një bluzë të zezë Adidas, ndërsa mbante një çantë shpine Nike. Policia ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët që të lajmërojnë nëse kanë ndonjë informacion ose e kanë parë të miturën. Ndërkohë, raportohet se në të njëjtën…

Read More

Qyteti i Shkupit sot bëri të ditur se Prokuroria ka filluar procedurën pas raportit të parë për ndërtesat në komunën e Çairit. “Prokuroria themelore publike ka nisur procedurën pas denoncimit të parë me falsifikimet. Tashmë ka edhe dy procedura që më parë janë iniciuar kundër Visar Ganiut prej të cilave e para është për falsifikim të tërë librit arkivor me numra dhe kërkesa për legalizime dhe e dyta për një rast tjetër ku në mënyrë joligjore kanë legalizuar me një bashkëpunëtor tjetër”, thonë nga Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit presin që edhe Prokuroria themelore publike…

Read More

Nëpunës policor kanë shpëtuar katër persona nga një varkë në Liqenin e Ohrit, pasi një pjesë e mjetit lundrues u dëmtua për shkak të kushteve të këqija të motit, kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). “Mbrëmë në orën 19:30, në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare – ‘Liqeni i Ohrit’ është raportuar se njerëz nga një mjet lundrues që ndodhej në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 2.5 kilometra nga bregu i liqenit përballë autokampit ‘Izvidniçki’, kërkojnë ndihmë. Nëpunësit e policisë me një motoskaf zyrtar janë nisur menjëherë drejt lokacionit, ku katër persona u panë në një varkë…

Read More

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa vende vende e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 37 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare, kohë pas kohë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 37 gradë Celsius.

Read More

Dita e tretë që nuk po funksionon aplikacioni “TVSH-ja ime” dhe qytetarët nuk munden të skanojnë kuponët fiskalë. Drejtoria e të Ardhurave Publike zyrtarisht konfirmoi se bëhet fjalë për një problem teknik dhe siguroi se po punohet për ta zgjidhur. “Informojmë përdoruesit se, sipas nenit 6 të Ligjit për kthimin e një pjese të shumës së TVSH-së për personat fizikë, kuponët fiskalë mund të skanohen brenda 10 ditëve nga data e lëshimit të tyre. Kjo do të thotë se të gjitha kuponët brenda këtij afati do të mund të skanohen sapo aplikacioni të vihet sërish në funksion“, njoftojnë nga DAP,…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i akuzuar për manipulime dhe fshirje të shqiptarëve gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2021. “E kuptoj nervozizmin e BDI-së sa herë që hapet tema e regjistrimit të popullsisë. Ata më së miri e dinë se derisa kryhej operacioni i fshirjes së shqiptarëve, ata merreshin me operacione të pasurimit dhe nuk i interesonte asgjë tjetër,” deklaroi Mexhiti. Ai shton se sot po përpiqen të mbulojnë të kaluarën përmes patriotizmit të rrejshëm në Facebook, duke tentuar të justifikojnë atë që…

Read More

Adnan Azizi, deputeti nga koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj Arben Taravarit dhe deputetit Halil Snopçe, duke i akuzuar për heshtje dhe bashkëpunim me BDI-në në dëm të interesave shqiptare, veçanërisht në Gostivar. Ai thotë se regjistrimi i vitit 2021 ishte një skenar i mirëmenduar për të ulur përfaqësimin politik dhe fondet për shqiptarët, dhe se pazaret politike po e thellojnë edhe më shumë këtë padrejtësi. Postimi i plotë: Masakrimi i Gostivarit dhe pazaret e Taravarit Taravari dhe miqtë e tij po përballen me një marramendje të hatashme, aq sa e kanë humbur rrugën në oborr! Derisa Taravari përpiqet të…

Read More