Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026

Rrobelli për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Skandal, por jo dëshmi se BE-ja është kundër Kosovës!

16 Nëntor, 2026

Dr. Rezalinda Dauti nga Kërçova po zhvillon një përvojë të re akademike në Ankara të Turqisë

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Trump emëron ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE

TV NewsBy TV News23 Janar, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti Donald Trump ka deklaruar të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian.

Vendimi vjen një ditë pasi udhëheqësi i ri amerikan u zotua të godasë BE-në me tarifa.

Puzder u propozua për të qenë sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë të zotit Trump, por u tërhoq mes shqetësimeve se nuk do të mund të siguronte mjaftueshëm vota në Senat për t’u konfirmuar.

Presidenti Trump thotë se defiçiti tregtar mes SHBA-së dhe BE-së është në nivele shqetësuese.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne”, tha ai të martën, duke përsëritur komentet e bëra ditën kur mori detyrën.

“Ndaj tarifat janë e vetmja mënyrë për të patur drejtësi”.

Presidenti Trump i dha zë shqetësimit të tij mbi tarifat gjatë komenteve për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pasi mori detyrën, por nuk vendosi menjëherë tarifa siç kishte premtuar gjatë fushatës së tij. Zoti Trump ka kërcënuar gjithashtu me tarifa Meksikës, Kanadanë dhe Kinën.

“Andy do të bëjë një punë të shkëlqyer duke përfaqësuar interesat e kombit tonë në këtë rajon të rëndësishëm”, tha presidenti ndërsa njoftoi emërimin e tij për ambasador të SHBA-së në BE.

Kur u emërua si sekretar i Punës gjatë administratës së parë Trump, zoti Puzder ishte në qendër të një vorbulle polemikash, ankimesh e konfliktesh të mundshme.

Në vitin 2017 ai pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person padokumente.

Ai u përball gjithashtu me një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij.

Puzder ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i ‘CKE Restaurants’, nga viti 2000 deri në 2017./VOA

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

“Meta” gjobitet me 805 milionë euro në Itali, përdori fotografitë e 20 milionë përdoruesve pa pëlqimin e tyre

Lajmet e fundit

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.