Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026

Rrobelli për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Skandal, por jo dëshmi se BE-ja është kundër Kosovës!

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: Rritëm buxhetin në arsimin e lartë e të mesëm

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Janar, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rritëm buxhetin në arsimin e lartë e të mesëm, po punojmë në përmirësimin e cilësisë
VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive, thuhet në reagimin e VLEN.

“Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet që do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. VLEN ka rritur buxhetin për arsim për më shumë se dy milion euro në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon seriozitetin dhe angazhimin e VLEN-it për fushën më delikate atë të arsimit që ishte në letargji totale.
Me krenari, kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë informojmë publikun e gjerë që VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani në terren.
Përgjegjësia jonë nuk përfundon me kaq, sepse qasja jonë nuk është selektive e as e përgjysmuar, ne kujdesemi për universitetet tona publike me shumë kujdes sepse e dimë edhe historikun e themelimit të tyre. Prandaj, ngjashëm sikurse për Universitetin e Tetovës që ndamë buxhet shumëfish më të lartë sesa vitet paraprake. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2025 përgatiti rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përmes përmirësimit të infrastrukturës arsimore, reformës së sistemit të financimit përmes granteve dhe sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit në arsimin e lartë në përputhje me praktikat e mira evropiane”, thekson VLEN.
Koalicioni VLEN thekson se përkushtohet me përgjegjësi të lartë edhe për arsimin e mesëm ku eshtë paraparë rritje e buxhetit në vitin 2025 deri në 29 milionë euro.

“Duke rritur edhe pagat e mësimdhënësve si në arsimin fillor ngjashëm edhe në atë të mesëm. Qeveria jonë do të vazhdojë të angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore.
Gjithashtu, gjatë këtij viti jemi të vendosur që të angazhohemi në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, duke i përmirësuar kushtet në konviktet studentore. Qeveria ka paraparë rritje të madhe të fondeve buxhetore të planifikuara për Rehabilitimin Energjetik të konvikteve, ku buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm fiskal është gjashtë milionë euro.
VLEN përkushtohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim, kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë.Sepse, këta janë aset kombëtar i këtij vendi prandaj edhe si të tillë duhet t’i trajtojmë. VLEN është e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nxënësit e studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit e rajonit”, thekson VLEN.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

Dr. Rezalinda Dauti nga Kërçova po zhvillon një përvojë të re akademike në Ankara të Turqisë

Lajmet e fundit

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.