Një burrë 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi është raportuar për sjellje agresive dhe kërcënime ndaj të dashurës së tij. Incidenti ndodhi më 12 janar 2025, rreth orës 22:00. Policia e Kumanovës e ndaloi personin me inicialet M.A. dhe e dërgoi në stacionin policor. Pas përfundimit të hetimeve, pritet që të ngrihet kallëzim dhe të merren masa ligjore ndaj tij.

