Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026

Rrobelli për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Skandal, por jo dëshmi se BE-ja është kundër Kosovës!

16 Nëntor, 2026

Dr. Rezalinda Dauti nga Kërçova po zhvillon një përvojë të re akademike në Ankara të Turqisë

16 Nëntor, 2026

Përse nuk mund të flemë edhe pse jemi të lodhur?

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kundërshtohet ideja e Trumpit që SHBA-ja ta ketë nën kontroll Grenlandën

TV NewsBy TV News8 Janar, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ideja e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, që Grenlanda të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, është kundërshtuar nga sekretari amerikan i Shtetit dhe nga liderë të tjerë në Evropë.

Trumpi e bëri të qartë përsëri këtë javë se dëshiron që territori gjysmautonom i Danimarkës të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara dhe tha se nuk e hedh poshtë as mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për ta arritur këtë.

“Neve na nevojitet Grenlanda për qëllime të sigurisë kombëtare”, tha Trump.

Megjithatë, sekretari në shkuarje i Shtetit, Antony Blinken, tha se qëllimet e presidentit të ri amerikan me gjasë nuk janë asgjë më shumë se vetëm fjalë.

“Ideja e shprehur për Grenlandën nuk është e mirë, natyrisht”, tha Blinken gjatë një vizite në Paris.

“Mbase më e rëndësishme është, sigurisht, ideja se kjo nuk do të ndodhë. Prandaj, ne mbase nuk duhet të humbim shumë kohë duke folur për këtë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që forcat amerikane të vendosen kundër Danimarkës, e cila është aleate e SHBA-së në aleancën ushtarake të NATO-s.

Megjithatë, Barrot paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për një periudhë turbulencash në të ardhmen.

“A mendon dikush se Shtetet e Bashkuara do ta pushtojnë Grenlandën? Përgjigja është ‘jo’”, tha ministri francez.

“Por, a mendojmë se po hyjmë në një periudhë ku ligji i më të fortit po kthehet? Përgjigja është ‘po’”, shtoi ai.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka thënë se nuk beson se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin fuqinë ushtarake ose ekonomike për ta marrë kontrollin mbi Grenlandën dhe i ka bërë thirrje SHBA-së të ketë sjellje më “respektuese ndaj popullit të Grenlandës”.

Në Gjermani, kancelari Olaf Scholz theksoi të mërkurën se parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht sa i fuqishëm është ai, duke reaguar ndaj komenteve të Donald Trumpit, pa e përmendur presidentin e zgjedhur me emër.

“Kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, tha Scholz.

Pse Trump dëshiron që Grenlanda të jetë nën kontrollin e SHBA-së?

Grenlanda, e cila është pjesë e NATO-s përmes anëtarësisë së Danimarkës, ka një rëndësi strategjike për ushtrinë amerikane dhe për sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm për raketat balistike, pasi rruga më e shkurtër nga Evropa për në Amerikën e Veriut kalon përmes ishullit Arktik.

Grenlanda, ishulli më i madh në botë, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet, megjithëse 57.000 banorët e saj tani qeverisin me çështjet e tyre të brendshme.

Marrëdhëniet e Grenlandës me Danimarkën janë tensionuar kohët e fundit për shkak të akuzave për keqtrajtim të grenlandezëve gjatë periudhës koloniale. Kryeministri i ishullit, Mute Egede ka deklaruar se ishulli nuk është në shitje dhe, në fjalimin e tij të Vitit të Ri, ka intensifikuar përpjekjet për pavarësi, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Danmarka, nga ana e saj, ka thënë se fati i territorit mund të vendoset vetëm nga vetë qytetarët e Grenlandës.

“Ne e pranojmë plotësisht që Grenlanda ka ambiciet e veta. Nëse ato realizohen, Grenlanda do të bëhet e pavarur, por jo me ambicie për t’u bërë shtet federal në Shtetet e Bashkuara”, tha ministri i jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen.

Ai u tha gazetarëve se shqetësimet e shtuara të Shteteve të Bashkuara rreth sigurisë në Arktik janë legjitime, për shkak të rritjes së aktivitetit rus dhe kinez në rajon.

“Unë nuk mendoj se jemi në një krizë të politikës së jashtme”, tha Rasmussen. “Jemi të hapur për një dialog me amerikanët mbi mënyrën se si mund të bashkëpunojmë edhe më ngushtë sesa tani, për të siguruar që ambiciet amerikane të përmbushen”./REL

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

“Meta” gjobitet me 805 milionë euro në Itali, përdori fotografitë e 20 milionë përdoruesve pa pëlqimin e tyre

Lajmet e fundit

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.