Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti:Sot BDI mbushi 24 vjet, mbetemi zëri autentik i shqiptarëve dhe forcë e konsoliduar

5 Qershor, 2026

Nga Xhamia e Muhamedit a.s. në Medinë, mesazh për KF Besa Sllupçan

5 Qershor, 2026

“Shqipja është amanet”, edhe studentët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria protestojnë (VIDEO)

5 Qershor, 2026

Eksodi vazhdon: Gjeneratat e reja po nisin jetën në Gjermani, jo në Maqedoni të Veriut

5 Qershor, 2026

Skandaloze: Profesori e sulmon fizikisht nxënësen

5 Qershor, 2026

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

5 Qershor, 2026

Gashi: Zgjerimi i BE-së është një nga politikat më të rëndësishme për stabilitet afatgjatë

5 Qershor, 2026

Kryeministri Mickoski në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat – zgjerimi i BE-së në fokus

5 Qershor, 2026

Sinan Vllasaliu aksidentohet me motor duke shkuar të këndojë në dasmën e Dua Lipës, familjarët japin detaje për gjendjen e tij

5 Qershor, 2026

Arrestohet Millan Radojeviçi në Mitrovicën e Veriut

5 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 5 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Këshilli i Sigurisë aktivizon FSK’në dhe policinë për të siguruar objekte dhe shërbime të caktuara

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Nëntor, 2024 Kosovë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zubin Potok, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Zyra për komunikim e Kryeministrit njofton se kjo mbledhje u thirr pas sulmit të tretë në 72 orët e fundit, që këtë herë ka shënjestruar infrastrukturën kritike të vendit – sistemin e furnizimit me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike.

“Indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste. U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, thuhet në këtë njoftim.

Bëhet e ditur se gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit diskutuan masat emergjente që janë marrë dhe po ndërmerren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.

“Janë ndërmarrë hapa konkretë për të rikthyer situatën në normalitet duke siguruar qytetarët se furnizimi me ujë dhe energji elektrike do të rregullohet sa më shpejt. Për më tepër, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen.

Kryeministri Kurti u shpreh: “Shteti ynë është i vendosur dhe i përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike. Ne nuk do të tolerojmë akte të tilla që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe kërcënojnë paqen dhe funksionimin demokratik. Situata po vihet nën kontroll drejt rikthimit në normalitet. Kërkojmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë sulm që na shkaktoi dëmtime të mëdha.”

Institucionet e Kosovës, deklarohen se mbeten të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe për të siguruar që autorët e këtyre veprimeve të paligjshme të përballen me drejtësinë.

“Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe keqinterpretimeve të luftës hibride kundër shtetit dhe popullit tonë”, thuhet në këtë njoftim.

Lexuar: 223

Lajme te ngjashme

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

“Kur jemi te frizerkat…”- Glauk Konjufca përdor term denigrues ndaj Vjosa Osmanit

Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë

Kurti s’reagon për protestën për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut- A po ia ndalon miqësia me Mickoskin?

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren, përfundoi në spital para se t’i dorëzohej familjes

“Nuk guxon të merret me Osmanin”, Rrahmani thotë se qëllimi kryesor i Kurtit ka qenë eliminimi politik i ish-presidentes

Lajmet e fundit

Ahmeti:Sot BDI mbushi 24 vjet, mbetemi zëri autentik i shqiptarëve dhe forcë e konsoliduar

5 Qershor, 2026

Nga Xhamia e Muhamedit a.s. në Medinë, mesazh për KF Besa Sllupçan

5 Qershor, 2026

“Shqipja është amanet”, edhe studentët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria protestojnë (VIDEO)

5 Qershor, 2026

Eksodi vazhdon: Gjeneratat e reja po nisin jetën në Gjermani, jo në Maqedoni të Veriut

5 Qershor, 2026

Skandaloze: Profesori e sulmon fizikisht nxënësen

5 Qershor, 2026

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

5 Qershor, 2026

Gashi: Zgjerimi i BE-së është një nga politikat më të rëndësishme për stabilitet afatgjatë

5 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.