Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sela mobilizon shqiptarët e Luginës: Më 25 tetor, dalje masive në votime!

24 Tetor, 2026

Kujdes, mërgimtarë! Sllovenia vendos radarë të rinj, gjobat shkojnë deri në 1,200 euro!

24 Tetor, 2026

Gazeta gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, ndërsa mjekët dhe profesorët mbështesin studentët

24 Tetor, 2026

Daut Beqiri shënon Tetorin Rozë në Haraçinë, me ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e kancerit të gjirit

24 Tetor, 2026

Interesim i madh i të rinjve për pilotë helikopterësh në „Skopje Air Fair 2026“

24 Tetor, 2026

Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Maqedoninë e Veriut duke ndezur një zjarr

24 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve

24 Tetor, 2026

Studentët në Shqipëri e shohin në ëndërr: Vetëm 35 euro në muaj për konvikt dhe ushqim në Kosovë, Rama të marrë shembull nga Albini!

24 Tetor, 2026

Studentët në Shqipëri e shohin në ëndërr: Vetëm 35 euro në muaj për konvikt dhe ushqim në Kosovë, Rama të marrë shembull nga Albini!

24 Tetor, 2026

Maqedonia me veturat më të vjetra në Ballkan, mosha mesatare arrin 19,4 vjet

24 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 24 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Nuk guxon të merret me Osmanin”, Rrahmani thotë se qëllimi kryesor i Kurtit ka qenë eliminimi politik i ish-presidentes

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Maj, 2026 Kosovë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mobilizim dhe angazhim më të madh për ta maksimizuar votën e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit po kërkon kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Eman Rrahmani.

Ai në intervistën zgjedhore të KosovaPress-it thotë se është e domosdoshme që Lëvizja Vetëvendosje të shkojë në opozitë dhe qeveria e ardhshme të formohet nga partitë e ish-opozitës.

“Do të duhet një mobilizim dhe angazhim edhe i Partisë Demokratike në përgjithësi, por edhe i gjithë opozitës, që të maksimizojnë votën me punë në terren, që mos të lejojnë që vendi të kontrollohet nga një njeri. Absolutisht që ne duhet të punojmë e të angazhohemi që qytetarët të zgjedhin atë që dëshirojnë, mirëpo edhe jemi përgjegjës për parandalimin e propagandave të cilat kanë vazhduar tash e sa vite në vendin tonë, që mos të mashtrohen edhe mos të keqpërdoren qytetarët e Republikës së Kosovës… (kah fundi) PDK duhet të futet në zgjedhje edhe të punojë që të maksimizojë votën në këtë afat kohor që është. Domethënë, rezultatet duhet t’i shohim, t’i presim sa do të jetë ulja e Vetëvendosjes, sa do të jetë ngritja e partive të tjera, mirëpo ajo çka e shoh unë si dikush që jam goxha gjatë në zgjedhje, ekziston një potencial i madh në qoftë se edhe PDK por edhe partitë e tjera dinë të punojnë, dinë të takojnë qytetarët, dinë t’i dërgojnë”, thotë ai.

Ai akuzon kryeministrin në detyrë, njëherësh liderin e LVV-së, Albin Kurti, se qëllimisht nuk bëri kompromis për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të shkohej në zgjedhje të reja.

Sipas tij, synimi kryesor i Kurtit ka qenë eliminimi politik i Vjosa Osmanit. Madje, ai deklaron se Kurti nuk do të ketë guxim të merret me Vjosa Osmanin, pas pretendimeve të ish-presidentes për mungesë të transparencës lidhur me një takim që ajo pretendoi se ka ndodhur mes tij, ish-emisarit për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Osmani tani është bartëse e listës zgjedhore të LDK-së, madje edhe kandidate për presidente.

“Një person i cili ka vullnetin, dëshirën për të dalë dhe për t’i ofruar vendit një zgjidhje, çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë çështje e ditur, me datë, me orë, kur është afati i fundit për të zgjedhur presidentin… Qëllimi primar ka qenë eliminimi i presidentes që të ketë edhe një mandat, siç ka deklaruar edhe vetë zoti Konjufca mbrëmë në media të tjera. Kjo ishte bërë në mënyrën më perfekte në atë skemën të cilën e kanë përgatitur me propozimin nga dikush te familja Jashari, që ne të gjithë kemi deklaruar se do ta votojmë. Mirëpo familja Jashari, si familje historike, me vendimmarrje gjithmonë shumë të kujdesshme për vendin, tregon prapë veten dhe nuk bëhet pjesë e një loje çfarë ka dashur të ketë zoti Kurti”, thekson Rrahmani.

Kandidati për deputet i PDK-së, që vjen nga Lista për Familjen, se qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë e ish-opozitës.

“Është e domosdoshme që të ketë angazhim, që rezultati zgjedhor t’ia mundësojë që të ketë qeveri të opozitës, për shkak se një qeverisje prej pothuajse gati shtatë viteve është e mjaftueshme me e pa pasqyrën çfarë lloj qeverisje është, dhe besoj që do t’i ndihmonte edhe vetë partisë në pushtet që të reflektojë, sepse opozita goxha të përmirëson”, thekson ai.

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Përparim Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga Kryetari i PDK-së

Raporti i DASH’it për trafikimin, mbi 70 profile të grave nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen ato për shërbime seksuale?

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime, rreth shtatë të lënduar

Berat Buzhala: Pse një imam nga Shkupi, me 100 mijë ndjekës, merret 24 orë me Shqipërinë, ndërsa problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbeten në plan të dytë? Si u bë që Rama e pengon më shumë se Mickoski?

Lajmet e fundit

Sela mobilizon shqiptarët e Luginës: Më 25 tetor, dalje masive në votime!

24 Tetor, 2026

Kujdes, mërgimtarë! Sllovenia vendos radarë të rinj, gjobat shkojnë deri në 1,200 euro!

24 Tetor, 2026

Gazeta gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, ndërsa mjekët dhe profesorët mbështesin studentët

24 Tetor, 2026

Daut Beqiri shënon Tetorin Rozë në Haraçinë, me ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e kancerit të gjirit

24 Tetor, 2026

Interesim i madh i të rinjve për pilotë helikopterësh në „Skopje Air Fair 2026“

24 Tetor, 2026

Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Maqedoninë e Veriut duke ndezur një zjarr

24 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve

24 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.