Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor, 2026

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 20 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Nëntor, 2026 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qindra fëmijë palestinezë të zhvendosur u mblodhën përpara Ditës Botërore të Fëmijëve në Shkollën Turke në qytetin e Gazës të enjten, duke i bërë thirrje botës që të garantojë të drejtat e tyre për arsim, shëndet dhe siguri.

Tubimi solidarizues u zhvillua në shkollë, ku familjet e zhvendosura janë strehuar në çadrat aty pranë dhe synonte të tërheqë vëmendjen ndaj pasojave të thella humanitare, psikologjike dhe arsimore të luftës së Izraelit ndaj fëmijëve që rriten në enklavë.

Reklamë

Oborri i shkollës u zbukurua me flamuj palestinezë dhe turq dhe pankarta të Fondacionit Turk Humanitar Relief (IHH) ndërsa fëmijët mbajtën veshje tradicionale palestineze të qëndisura ‘keffiyeh’ dhe uniforma shkollore.

” “

Pjesëmarrësit shfaqën pankarta dhe vizatime në gjuhë të ndryshme, duke shprehur thirrjet e tyre për mbrojtje dhe të drejtën e tyre për arsimim, kujdes shëndetësor, siguri dhe një jetë dinjitoze.

Veprimtaria përfshiu fjalime, këngë dhe performanca në të cilat fëmijët i bënë thirrje botës që të qëndrojë me ta dhe të mos harrojë vuajtjet e tyre.

“Mos na harroni”
Nxënësja palestineze Maria Daher tha për Anadolu se qindra fëmijë ndjekin shkollën turke dhe jetojnë në tenda aty pranë. “Ne po i dërgojmë mesazh botës për të parë se cilët janë fëmijët e Gazës. Ata janë fëmijë të privuar, fëmijë të urisë, fëmijë që vuajnë nga i ftohti dhe nga gjithçka”, tha ajo.

“Fëmijët e Gazës duan të drejtën e tyre për arsim, shëndet, siguri dhe një jetë plot dinjitet”, shtoi Maria.

Nxënësja palestineze më tej vuri në dukje se “Fëmijët palestinezë kanë të drejtë të jetojnë në siguri dhe liri, dhe fëmijët e Gazës kanë të drejtë të mësojnë, të luajnë dhe të jetojnë të sigurtë”.

“Në Ditën Botërore të Fëmijëve, mos na harroni”, shtoi ajo.

Fëmijët në kërkim të sigurisë
Mësuesja palestineze Nahla Shehab tha për Anadolu se qindra fëmijë të zhvendosur që jetojnë në tenda pranë shkollës morën pjesë në ngjarje. “Fëmijët kanë duruar kushte të vështira gjatë tre viteve të fundit, përfshirë bombardimet, urinë, frikën dhe privimin e të drejtave të tyre më elementare të fëmijërisë”, tha ajo.

“Sot, këta fëmijë po e shohin botën me shpresë, duke parë nga dielli i lirisë dhe një e nesërme e ndritshme, duke shpresuar se një ditë bota do të shikojë të drejtat e tyre”, tha ajo.

Shehab theksoi të drejtën e fëmijëve për arsimim, shëndet, siguri dhe jetë në një mjedis të sigurt, duke shprehur shpresën se ata do të bëhen liderët dhe kontribuesit e ardhshëm në shoqërinë e tyre pavarësisht asaj që duruan gjatë luftës.

Dita Botërore e Fëmijëve shënohet çdo vit më 20 nëntor.

Të enjten, Ministria e Arsimit Palestineze tha se mbi 21 mijë fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023 si rezultat i luftës gjenocidale të Izraelit ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 74 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 175 mijë të tjerë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës së enklavës është shkatërruar.

Lexuar: 45

Lajme te ngjashme

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

Fjalimi i Presidentit Xi Jinping në Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC

Nga 19 kilometra në 1.550 kilometra: Lufta e kthen kalimin drejt Krimesë në një udhëtim prej 20 orësh!

Tabela e fuqisë: A po përsëritet e kaluara?

Bullgaria merr përsipër ndërtimin e të gjithë tunelit hekurudhor në “Deve Bair”

Takim i liderve : Kinë -SHBA – Rusi

Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.