Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor, 2026

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 20 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Mela: Pesë pikat kufitare pritet të funksionalizohen deri në Vitin e Ri

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Komunës së Dibrës dhe anëtari i Kuvendit qendror të VLEN-it, Fisnik Mela ka deklaruar se procesi për funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa pesë pikat kufitare pritet të bëhen funksionale deri në Vitin e Ri.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Mela tha se ka qenë personalisht i angazhuar dhe ka lobuar për realizimin e kësaj nisme, duke qenë i përfshirë që nga hapat e parë të procesit, përfshirë komunikimin me Ministritë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai bëri të ditur se marrëveshja tashmë është miratuar nga të dyja qeveritë, është nënshkruar në qytetin e Peshkopisë dhe është ratifikuar në Kuvendet e të dy vendeve.

“Është bërë nënshkrimi në qytetin e Peshkopisë të Shqipërisë, u bë ratifikimi në Kuvendin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Jemi në fazën finale dhe deri në Vitin e Ri praktikisht pesë pikat kufitare do të jenë funksionale”, deklaroi Mela.

Më tej, ai tregoi se gjatë ditës së djeshme kanë vizituar pikën kufitare të Qafë Thanës ku është informuar nga shërbimet kufitare për ecurinë e procesit dhe përgatitjet teknike.

Sipas Melës, fillimisht sistemi “One Stop Shop” do të nisë funksionimin në Qafë Thanë, për të vazhduar më pas në pikat kufitare të Bllatës, Xhepishtës dhe Shën Naumit.

Funksionalizimi i këtij sistemi synon të lehtësojë procedurat e kalimit kufitar dhe të shkurtojë kohën e pritjes për qytetarët që udhëtojnë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Lexuar: 161

Lajme te ngjashme

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.