Arbnor Maliqi nga Forumi rinor i VLEN-it në emisionin “ZOOM” në TVM2 ka theksuar nevojën që të rinjtë të kenë rol më të madh në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, duke mos u trajtuar më si dekor gjatë fushatave zgjedhore, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Maliqi tha se për një kohë të gjatë të rinjtë janë përdorur vetëm si spektatorë në politikë, pa iu dhënë hapësira dhe mundësia e duhur për të kontribuar drejtpërdrejt në proceset politike dhe institucionale.
“E kemi parë si nevojë të kohës që të rinjtë të kenë besim te politika dhe të mos jenë vetëm si spektatorë dhe nëpër fushatat zgjedhore si dekor politik”, u shpreh Maliqi.
Ai theksoi se VLEN është duke punuar në këtë drejtim përmes aktivizimit të strukturave rinore në nivel lokal.
“Ne si VLEN jemi duke punuar shumë në këtë drejtim. Kemi aktivizuar dy Këshilla lokal rinor, një në Tetovë, ndërsa jemi duke finalizuar Këshillin rinor në Çair. Është një hap që të rinjtë të kyçen drejtpërdrejt në buxhetin e komunave ku garantohet me ligj 0.1 për qind për Këshillat rinor, si dhe të iniciojmë dhe avancojmë çështjen e të rinjve”, deklaroi Maliqi.
Sipas tij, përfshirja e të rinjve në strukturat vendimmarrëse dhe në planifikimin e buxheteve komunale është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të tyre dhe krijimit të mundësive që zëri i rinisë të dëgjohet në

