Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arbnor Maliqi: Të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes, VLEN është duke punuar në këtë drejtim*

10 Nëntor, 2026

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

10 Nëntor, 2026

Trump:Unë do të shkoj në parajsë

10 Nëntor, 2026

Albi Qamili: Të vetmen gjë që e arriti Krenar Lloga “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit

10 Nëntor, 2026

VLEN: Gjuha shqipe në jurisprudencë po vjen! Mbetemi të përkushtuar ndaj premtimeve të dhëna!

10 Nëntor, 2026

BDI me kryetar të ri të degés në Dollnen

10 Nëntor, 2026

Zekerija Berisha: “Ka kush i del zot edhe gjuhës, edhe interesave madhore”

10 Nëntor, 2026

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

10 Nëntor, 2026

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Imuniteti i Ballukut nuk u hoq për arsye politike!

10 Nëntor, 2026

Tragjedi në Bullgari: Të paktën 7 të vdekur në aksidentin masiv me mbi 50 automjete në autostradën “Trakia”

10 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 10 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Enver (Ramadan) Selmani: Nga Likova në Gjilan, një jurist që la gjurmë dhe emër me punën e tij

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Shtator, 2026 Opinione Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Raporton: Televizioni News
Enver (Ramadan) Selmani (1944-2022) nga fshati Likovë rrjedh nga një familje arsimdashëse, e cila nga gjiri i vet ka nxjerrë inxhinierë, mjekë, teologë dhe doktorë shkencash.
Për shkak të rrethanave të atëhershme dhe mungesës së arsimit të mesëm në gjuhën shqipe, ai ishte i detyruar t’i vijonte mësimet në Gjilan.
Pasi kreu shkollën e mesme ekonomike në Gjilan, i vazhdoi studimet në fakultetin juridik, në vitin 1964 dhe i mbaroi në vitin 1968.
Ishte juristi i parë i diplomuar në regjionin e komunës së Likovës dhe Kumanovës.
Enver Selmani ishte edhe pjesëmarrës i demostratave të vitit 1968.
Për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, Enver Selmani, si jurist i diplomuar, nuk mundi të punësohej në Kumanovë, andaj qe i detyruar të kërkojë punë diku në Kosovë.
Dhe, fatin e gjeti në Kombinatin e tekstilit “INTEGJ” në Gjilan, ku u punësua si referent për çështje juridike.
Falë vlerave të tij profesionale, në vitin 1972 zgjidhet drejtor i Punëve të Përbashkëta në Kombinatin e tekstilit në Gjilan, funksion ky që e ushtroi me shumë sukses për 8 vjet radhazi.
Në vitin 1980 u zgjodh drejtor i Shërbimit të kontabilitetit shoqëror, i njohur si Banka Popullore e Kosovës, për komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
Këtë funksion Enver Selmani e ushtroi deri në vitin 1989, kur u diferencua ideopolitikisht nga sistemi diskriminues serbosllav i instaluar ateherë në Kosovë, pas ndërrimeve kushtetuese me dhunë.
Po në këtë vit, ai shkarkohet nga pozita e drejtorit nga regjimi serbosllav, për shkak të mospajtimeve të tij me politikën e atëhershme të Sërbisë.
Enver Selmani gjatë veprimtarisë së tij, gjithnjë ishte i lidhur me vendlindjen dhe gjithmonë ka qenë në mbështetje të bashkëvendasve nga rajoni i Kumanovës.
Falë punës dhe veprës e tij, Enveri edhe sot e kësaj dite kujtohet me pietet të lartë në Gjilan dhe rrethinë.
Më 3 shtator 1990 Enver Selmanin e largojnë nga puna, sikurse mijëra shqiptarë të tjerë dhe nuk i mbetet tjetër pos të kthehet në vendlindje, ku gjashtë vite i kaloi pa punë.
Në vitin 1996 punësohet në Entin për qarkullimin e pagesave në Shkup, ku punoi deri në vitin 2002.
Prej vitit 2002 deri në pensionim punoi në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Kumanovë.
Ndërroi jetë më 2 tetor 2022. /Ilir Selmani/
Lexuar: 294

Lajme te ngjashme

Arbnor Maliqi: Të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes, VLEN është duke punuar në këtë drejtim*

DEONTOLOGJIA E TRUPIT DIPLOMATIK: Udhëkryqi politik dhe juridik midis sovranitetit, imunitetit dhe etikës së lidershipit

Profesoresha Imrane Morina “godet” pseudo-patriotët që dikur përkrahën, e tani kërkojnë zhbërjen e ‘Speciales’

Donika Gërvalla në shënjestër: Kur etja për pushtet e kthen edhe Hagën në armë politike

Shqiptarët me 21 opcione dhe pa strategji, serbët me një strategji dhe një opcion

Lajmet e fundit

Arbnor Maliqi: Të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes, VLEN është duke punuar në këtë drejtim*

10 Nëntor, 2026

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

10 Nëntor, 2026

Trump:Unë do të shkoj në parajsë

10 Nëntor, 2026

Albi Qamili: Të vetmen gjë që e arriti Krenar Lloga “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit

10 Nëntor, 2026

VLEN: Gjuha shqipe në jurisprudencë po vjen! Mbetemi të përkushtuar ndaj premtimeve të dhëna!

10 Nëntor, 2026

BDI me kryetar të ri të degés në Dollnen

10 Nëntor, 2026

Zekerija Berisha: “Ka kush i del zot edhe gjuhës, edhe interesave madhore”

10 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.