Kongresmenia amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar për situatën në Shqipëri, pas revoltës studentore në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se gjatë javës së fundit ka marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre.
Ocasio-Cortez i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat në Tiranë, duke ngritur shqetësime për trajtimin e protestuesve dhe respektimin e të drejtës për tubim paqësor.

