Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kulmi i ironisë: Pasi Rama kërcënoi studentët se nuk do hipin në tren, jep dorëheqjen drejtori i hekurudhave

23 Tetor, 2026

Shasivari takoi ambasadoren amerikane Varnes, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

23 Tetor, 2026

Tarifa në Rrugën e Kombit mund të rritet nga 5 në 8 euro?

23 Tetor, 2026

Analistët nga Tirana vazhdojnë të frikohen nga shqiptarët e Maqedonisë: Një grup problematik do të vijë nesër në protestë… (Video)

23 Tetor, 2026

Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni votoni për përfaqësimin tuaj në Parlamentin e Serbisë

23 Tetor, 2026

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

23 Tetor, 2026

Maqedonia shënon 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

23 Tetor, 2026

Bekim Sali nga Brukseli: Reformat duhet ta afrojnë Maqedoninë e Veriut me BE-në

23 Tetor, 2026

Mrekulli në Gostivar, 15-vjeçari u dërgua pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jete

23 Tetor, 2026

Dalin detaje të reja për identitetin e dy femrave në Kumanovë, por jo edhe emrat e tyre

23 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Merz: Nevojitet përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjitha palët, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe përparim.

Merz i bëri këto komente në fjalën hyrëse në Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Mal të Zi.

“Në vitin 2018, në samitin e Procesit të Berlinit në Londër, ne e hodhëm poshtë bashkërisht përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, nuk duhet t’i hedhim benzinë zjarrit, por të ecim përpara mbi bazën e vlerave evropiane. Kjo vlen edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në gjendjen aktuale, ky proces po i pengon të gjithë. Prandaj, ne bëjmë thirrje urgjente për përgjegjësi dhe përparim”, tha Merz.

Kancelari gjerman theksoi se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm, paqësor dhe ekonomikisht dinamik është thelbësor për të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për rajonin dhe Procesin e Berlinit.

Gjatë fjalimit, Merz u ndal edhe te rëndësia e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së, duke vlerësuar se anëtarësimi është një objektiv realist nëse vendet e rajonit janë të vendosura dhe zbatojnë reformat e nevojshme.

Ai theksoi se integrimi gradual në BE duhet të mbetet i bazuar në merita, ndërsa reformat dhe vullneti politik duhet të vijnë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Merz foli edhe për protestat në rajon dhe në vendet e BE-së, duke theksuar se dhuna nuk duhet të jetë opsion nga asnjëra palë. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër retorikës përçarëse, polarizimit dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës.

Sipas tij, bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe respektimi i vlerave evropiane janë thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë.

Kancelari gjerman vlerësoi se gjatë 12 vjetëve të Procesit të Berlinit janë arritur rezultate në lëvizjen e lirë të punëtorëve, investime, turizëm, agjendën e gjelbër dhe shërbimet digjitale.

Ai përmendi gjithashtu përparimin e procesit të zgjerimit, duke theksuar se Mali i Zi është afër përfundimit të procesit të anëtarësimit.

Merz siguroi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Procesin e Berlinit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, pas përfundimit të fjalimit të kancelarit Merz, punimet e Samitit të Procesit të Berlinit po vazhdojnë pa praninë e mediave./rtk

Lexuar: 207

Lajme te ngjashme

Kulmi i ironisë: Pasi Rama kërcënoi studentët se nuk do hipin në tren, jep dorëheqjen drejtori i hekurudhave

Tarifa në Rrugën e Kombit mund të rritet nga 5 në 8 euro?

Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni votoni për përfaqësimin tuaj në Parlamentin e Serbisë

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

Haziri u jep një muaj afat partive politike për Ligjin për Specialen: Ta përmbyllim dinjitetshëm këtë betejë

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Lajmet e fundit

Kulmi i ironisë: Pasi Rama kërcënoi studentët se nuk do hipin në tren, jep dorëheqjen drejtori i hekurudhave

23 Tetor, 2026

Shasivari takoi ambasadoren amerikane Varnes, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

23 Tetor, 2026

Tarifa në Rrugën e Kombit mund të rritet nga 5 në 8 euro?

23 Tetor, 2026

Analistët nga Tirana vazhdojnë të frikohen nga shqiptarët e Maqedonisë: Një grup problematik do të vijë nesër në protestë… (Video)

23 Tetor, 2026

Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni votoni për përfaqësimin tuaj në Parlamentin e Serbisë

23 Tetor, 2026

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

23 Tetor, 2026

Maqedonia shënon 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

23 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.