Sektori për Parandalim sot zhvilloi një fushatë në disa lokacione të qytetit të Kumanovës, duke u rikujtuar shoferëve ndalimin e rreptë për transportimin e foshnjave në ulëset e përparme, si dhe të fëmijëve të vegjël dhe të gjithë atyre që nuk i kanë mbushur 12 vjet.
Për çdo shkaktim të aksidentit në komunikacion si pasojë e pakujdesisë së shoferit, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe personave të tjerë, do të ndërmerren masat më të rrepta ligjore ndaj drejtuesve të automjeteve, në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Kodin Penal.
Kjo vlen veçanërisht në rastet kur, për faj të shoferit, shkaktohen pasoja të rënda që rrezikojnë jetën e personave të transportuar në sediljen e përparme, në kundërshtim me kufizimet e përcaktuara me ligj.
Shefja e Sektorit për Parandalim, magjistrja Lile Mlladenovska, u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë me përpikëri dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me qëllim parandalimin e pasojave të padëshiruara për bashkudhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, si dhe shmangien e aksidenteve me lëndime të rënda dhe pasoja fatale.


