Sot mot me vranësira dhe me diell, nesër reshje të rrëmbyeshme, ndërsa të premten erë e fortë
Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite pritet shtim i vranësirave dhe reshje të dobëta lokale, fillimisht në pjesët perëndimore të vendit.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa ato minimale nga 4 deri në 12 gradë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja.
Nga nesër pritet përkeqësim i motit, me reshje më të shpeshta dhe më të dendura shiu. Të enjten, në disa zona, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 21 gradë.
Të premten pritet erë e përforcuar nga verilindja, me goditje që në disa vende do të kalojnë 50 kilometra në orë. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin nga 2 deri në 13 gradë, ndërsa gjatë ditës do të lëvizin nga 16 deri në 21 gradë.
Moti i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme, pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

