Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit

9 Tetor, 2026

Sulm brutal në sheshin e Kumanovës, 3 persona godasin me send të fortë një vajzë të mitur!

9 Tetor, 2026

“Policia nuk guxon të terrorizojë qytetarët!” – Lëvizja Arbëria kërkon hetim për dhunën ndaj dy shqiptarëve

9 Tetor, 2026

4 gra të vrara, 2 tentativa vrasjeje – burgim i përjetshëm për vrasësin serial në Kumanovë!

9 Tetor, 2026

Të shtëna paralajmëruese në kufirin me Greqinë, policia ndalon 15 migrantë

9 Tetor, 2026

Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit

9 Tetor, 2026

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

9 Tetor, 2026

Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

9 Tetor, 2026

Shqiptarja Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

9 Tetor, 2026

Durmishi: Shporta e re konsumatore bazohet në konsumin real të amvisërive dhe të dhënat zyrtare statistikore

9 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 9 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit e ka cilësuar si një nga shqiptarët më të “këqij”, në kuadër të deklarimeve të tij për rolin e organizatave joqeveritare ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka ngritur disa pyetje ndaj Vuçiqit, duke kërkuar të dijë se cilat nga kërkesat e tij për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e shqetësojnë presidentin serb.

Ai ka theksuar se angazhimi i tij politik ka qenë i fokusuar në kërkesën për barazi, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Serbia, arsimin, gjuhën shqipe, përfaqësimin proporcional, zhvillimin ekonomik dhe fondet për komunat shqiptare.

Postim i plotë:Personalisht, nuk kam thënë kurrë “100 për një”

Gjatë një deklarimi në mediat serbe për rolin “armiqësor të OJQ-ve ndaj Serbisë Presidenti Vuciq më paska cilësuar si më të “keqin” ndër shqiptarët.

Do të doja ta dija: Pse? Çfarë po i pengojka tek unë?

A i pengon fakti që kam kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë të drejta të barabarta?

A i pengon që kam kërkuar zbatimin e marrëveshjeve që Serbia vetë i ka nënshkruar?

A i pengon që kam folur në Kuvend për diskriminimin, arsimin, gjuhën, përfaqësimin proporcional, zhvillimin ekonomik dhe fondet për komunat shqiptare?

A i pengon që kam parashtruar në procedurë parlamentare Rezolutën për të drejtat e shqiptarëve?

Apo i pengojnë kërkesat e vazhdueshme për ballafaqimin e Serbisë me krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebrenicë.

Dhe mbi të gjitha, pse e shqetëson kaq shumë fakti që shqiptarët janë bashkuar?

Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt.

Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar.

Por është legjitime të shtrohet një pyetje: a do të ishte më e përshtatshme për pushtetin që shqiptarët të ishin të përçarë, të garonin të ndarë dhe të mos kishin një zë të përbashkët në Parlament?

Unë nuk dua të spekuloj për motivet e askujt. Por nëse bashkimi politik i shqiptarëve është ajo që sot shqetëson pushtetin, atëherë pyetja duhet t’i bëhet atij që shqetësohet.

Çfarë i pengon Vuciqit te shqiptarët e bashkuar?

Sa për mua personalisht, nuk kam thënë kurrë “100 për një”. Nuk kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim. Nuk kam kërkuar që për një shqiptar të vriten 100 tjerë.

Prandaj, në vend që të më quajë “më të keqin”, presidenti mund të përgjigjet konkretisht: cila nga kërkesat e mia është antikushtetuese, cila është antidemokratike dhe cila është antievropiane?

Sepse unë nuk kërkoj të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve.

Kërkoj barazi, përfaqësim dhe respekt për të drejtat që u takojnë të gjithë qytetarëve.

Kërkoj standarde që vet Vuçiq kërkon për serbët.

Dhe nëse kjo është arsyeja pse unë jam “më i keqi”, atëherë OK le të mbetem më i keqi, nuk më duhen lavdatat e tij, por le të flasim për kërkesat konkrete dhe jo me etiketime.

Lexuar: 158

Lajme te ngjashme

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

KPK-ja ngre dyshime se Isufaj diktonte rrjedhën e hetimeve për “peshqit e mëdhenj”

Lushaj: Sheholli “mbrojtës” i UÇK-së, ndersa Arton Konushevci e Drita Pajaziti, cilësohen si “shërbëtorë të Serbisë”!!!

Përplasje e ashpër në emision: Adem Salihaj dërgon mesazh, Shaban Syla nxjerr përgjimet e Nazim Bllacës ku LDK-ja fliste kundër UÇK-së

Vizitën e parë e nis me homazhe, Shiroka-Pula nderon figurat historike

Lajmet e fundit

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit

9 Tetor, 2026

Sulm brutal në sheshin e Kumanovës, 3 persona godasin me send të fortë një vajzë të mitur!

9 Tetor, 2026

“Policia nuk guxon të terrorizojë qytetarët!” – Lëvizja Arbëria kërkon hetim për dhunën ndaj dy shqiptarëve

9 Tetor, 2026

4 gra të vrara, 2 tentativa vrasjeje – burgim i përjetshëm për vrasësin serial në Kumanovë!

9 Tetor, 2026

Të shtëna paralajmëruese në kufirin me Greqinë, policia ndalon 15 migrantë

9 Tetor, 2026

Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit

9 Tetor, 2026

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

9 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.