Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kush është Justina Shiroka Pula, emri i ri për president?

6 Tetor, 2026

Molliqaj: U shitën- Një herë LDK, tani edhe PDK

6 Tetor, 2026

Një muaj paraburgim për sulmuesit e deputetit të VV-së, Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt

6 Tetor, 2026

PDK e pranon Justina Pulën për presidente

6 Tetor, 2026

KE propozon rregulla të reja për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë: pezullim i së drejtës së votës deri në 15 vjet

6 Tetor, 2026

Mevludin Avdiu nga Madridi: Agroberza synon bashkëpunime të reja ndërkombëtare në sektorin e bujqësisë

6 Tetor, 2026

Kurti e propozon edhe një emër të ri për president

6 Tetor, 2026

Arbër Ademi ngre alarmin: “Nesër sytë të gjithë te Gjykata Kushtetuese”

6 Tetor, 2026

Haziri: Kurti do që në kurriz të UÇK-së të bëjë Glaukun president, s’e pranojmë këtë lojë, s’e pranon as Konjufca

6 Tetor, 2026

Lëndohet një qytetar gjatë protestës, intervenojnë ekipet mjekësore

6 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 7 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kush është Justina Shiroka Pula, emri i ri për president?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Tetor, 2026 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur në vitin 2025 kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Ajo është gruaja e parë që drejton këtë institucion, i themeluar në vitin 1975, ndërsa në këtë detyrë pasoi akademikun Mehmet Kraja.

Shiroka Pula shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Zagreb.

Ajo ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Karrierën profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 filloi punën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, Shiroka Pula ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo gjithashtu ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të tjera jashtë vendit.

Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, ku ka punuar në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Në politikë, Shiroka Pula ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave nga viti 2008 deri më 2011. Më pas, nga viti 2011 deri më 2014, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Shiroka Pula është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente, teksa përgjegjësinë që ta bindin që ta pranojë këtë post ia ka lënë të parit të PDK-së, Bedri Hamzës. /Insajderi.org/

Lexuar: 74

Lajme te ngjashme

Molliqaj: U shitën- Një herë LDK, tani edhe PDK

PDK e pranon Justina Pulën për presidente

Kurti e propozon edhe një emër të ri për president

Haziri: Kurti do që në kurriz të UÇK-së të bëjë Glaukun president, s’e pranojmë këtë lojë, s’e pranon as Konjufca

Lëndohet një qytetar gjatë protestës, intervenojnë ekipet mjekësore

Haradinaj deputetëve: Ejani ta votojmë ndryshim-ligjin për Specialen

Lajmet e fundit

Kush është Justina Shiroka Pula, emri i ri për president?

6 Tetor, 2026

Molliqaj: U shitën- Një herë LDK, tani edhe PDK

6 Tetor, 2026

Një muaj paraburgim për sulmuesit e deputetit të VV-së, Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt

6 Tetor, 2026

PDK e pranon Justina Pulën për presidente

6 Tetor, 2026

KE propozon rregulla të reja për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë: pezullim i së drejtës së votës deri në 15 vjet

6 Tetor, 2026

Mevludin Avdiu nga Madridi: Agroberza synon bashkëpunime të reja ndërkombëtare në sektorin e bujqësisë

6 Tetor, 2026

Kurti e propozon edhe një emër të ri për president

6 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.