Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kurti mban sonte sërish konferencë

6 Tetor, 2026

Dy femra nga Shkupi kanë vjedhur mbi një milion euro, blenin “Swarovski”, “Louis Vuitton” e “Dior”

6 Tetor, 2026

BDI: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Kosovë, UÇK-ja duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt institucional

6 Tetor, 2026

“Gjashtë rrjetet” synojnë të çlirojnë sinergjitë e infrastrukturës

6 Tetor, 2026

Aktivitet parandalues i SPB Kumanovë në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Focus on the Road”

6 Tetor, 2026

Artan Grubi ofroi 335 mijë euro garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak

6 Tetor, 2026

Ademi: A po përgatit Kushtetuesja goditjen e radhës ndaj gjuhës shqipe?

6 Tetor, 2026

Mickoski kundër shkurtimit të festave: Të respektohen të drejtat e fituara të punëtorëve

6 Tetor, 2026

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

6 Tetor, 2026

Kur thehet kerri, gjenden shumë rrugë

6 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 6 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Haradinaj për Kurtin: Po punon me e zhbë Kosovën, keqbërës patologjik

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike dhe çështjen e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj tha se Kurti, sipas tij, po punon për “ta zhbërë Kosovën”, duke e cilësuar atë si “keqbërës patologjik”, shkruan Insajderi.

“Po don me ia dhanë edhe një goditje Kosovës. Ky po punon me e zhbë Kosovën. Të tillë çfarë e kemi dhe e kemi mrri me shumë mund, e me vuajtje të madhe. Nuk ka me ia arritë. Kosova është më e madhe se ky keqbërës patologjik, i cili kthehet në vazhdimësi në veprat e tij të këqija për vendin”, deklaroi Haradinaj.

“Ne si Aleancë kemi qenë të kujdesshëm dhe jemi munu me e shtri dorën… Kjo çka po ndodh është e pafalshme, si për historinë dhe si për të gjithë ata që e dojnë Kosovën”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vënë në pah se ai tashmë është votuar në lexim të parë nga 91 deputetë.

“91 deputetë të Kuvendit të Kosovës e kanë votu në lexim të parë ligjin. Tani, ky ligj është i të gjithëve”, tha Haradinaj.

Sipas tij, ndërlidhja e këtij ligji me çështje të tjera politike përbën “ofendim” ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Është tepër ofenduese me bë pazare e me mundu me zë njëri-tjetrin në faj me Ligjin për UÇK-në. Ky ligj është për UÇK-në”, u shpreh ai.

Haradinaj përmendi edhe rastin e Ratko Mlladiqit në Serbi, duke e krahasuar qasjen e Serbisë ndaj tij me mënyrën se si, sipas tij, Kosova po trajton çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“E patë në Serbi, Serbia nderoi Ratko Mlladiqin e që është i dënum me verdikt final për gjenocid. Ne fshehemi skutave dhe nxjerrim kushte për të ndihmu një ligj për të drejtën tonë”, deklaroi Haradinaj. /Insajderi.org/

Albin KurtiLigji për Dhomat e Specializuararamush haradinaj
Lexuar: 38

Lajme te ngjashme

Kurti mban sonte sërish konferencë

Kur thehet kerri, gjenden shumë rrugë

Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit të Speciales, nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun president

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

“Personat që më kanë sulmuar i kam identifikuar, janë edhe dezertorë të luftës” — Deputeti i VV-së, Fahrush Rexhepi paralajmëron padi pas sulmit para Kuvendit

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

Lajmet e fundit

Kurti mban sonte sërish konferencë

6 Tetor, 2026

Dy femra nga Shkupi kanë vjedhur mbi një milion euro, blenin “Swarovski”, “Louis Vuitton” e “Dior”

6 Tetor, 2026

BDI: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Kosovë, UÇK-ja duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt institucional

6 Tetor, 2026

“Gjashtë rrjetet” synojnë të çlirojnë sinergjitë e infrastrukturës

6 Tetor, 2026

Aktivitet parandalues i SPB Kumanovë në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Focus on the Road”

6 Tetor, 2026

Artan Grubi ofroi 335 mijë euro garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak

6 Tetor, 2026

Ademi: A po përgatit Kushtetuesja goditjen e radhës ndaj gjuhës shqipe?

6 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.