Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Enver (Ramadan) Selmani: Nga Likova në Gjilan, një jurist që la gjurmë dhe emër me punën e tij

27 Shtator, 2026

Shirita të zinj dhe kokat ulur, çfarë ndodhi para fillimit të ndeshjes Irlandë – Izrael

27 Shtator, 2026

Saranda Imeri Stafai sulmon Ali Ahmetin: Loboi për Gjykatën speciale, sot proteston kundër veprimeve të veta!

27 Shtator, 2026

Ahmeti në Shkup me Selën, në Tetovë me Taravarin

27 Shtator, 2026

Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

27 Shtator, 2026

Alarm në SHBA: Drogë e re sintetike, 10 herë më e fuqishme se fentanili

27 Shtator, 2026

Beogradi “prishaqef” pas arrestimeve për krime lufte në Zubin Potok, akuzon Kurtin për “dëbim dhe frikësim të serbëve”

27 Shtator, 2026

Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit

27 Shtator, 2026

Rampa e re nuk punon prej 2 vitesh në Llopat! Treni ndalet për t’u dhënë përparësi automjeteve!

27 Shtator, 2026

Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi

27 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 28 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Enver (Ramadan) Selmani: Nga Likova në Gjilan, një jurist që la gjurmë dhe emër me punën e tij

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Shtator, 2026 Opinione Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Raporton: Televizioni News
Enver (Ramadan) Selmani (1944-2022) nga fshati Likovë rrjedh nga një familje arsimdashëse, e cila nga gjiri i vet ka nxjerrë inxhinierë, mjekë, teologë dhe doktorë shkencash.
Për shkak të rrethanave të atëhershme dhe mungesës së arsimit të mesëm në gjuhën shqipe, ai ishte i detyruar t’i vijonte mësimet në Gjilan.
Pasi kreu shkollën e mesme ekonomike në Gjilan, i vazhdoi studimet në fakultetin juridik, në vitin 1964 dhe i mbaroi në vitin 1968.
Ishte juristi i parë i diplomuar në regjionin e komunës së Likovës dhe Kumanovës.
Enver Selmani ishte edhe pjesëmarrës i demostratave të vitit 1968.
Për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, Enver Selmani, si jurist i diplomuar, nuk mundi të punësohej në Kumanovë, andaj qe i detyruar të kërkojë punë diku në Kosovë.
Dhe, fatin e gjeti në Kombinatin e tekstilit “INTEGJ” në Gjilan, ku u punësua si referent për çështje juridike.
Falë vlerave të tij profesionale, në vitin 1972 zgjidhet drejtor i Punëve të Përbashkëta në Kombinatin e tekstilit në Gjilan, funksion ky që e ushtroi me shumë sukses për 8 vjet radhazi.
Në vitin 1980 u zgjodh drejtor i Shërbimit të kontabilitetit shoqëror, i njohur si Banka Popullore e Kosovës, për komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
Këtë funksion Enver Selmani e ushtroi deri në vitin 1989, kur u diferencua ideopolitikisht nga sistemi diskriminues serbosllav i instaluar ateherë në Kosovë, pas ndërrimeve kushtetuese me dhunë.
Po në këtë vit, ai shkarkohet nga pozita e drejtorit nga regjimi serbosllav, për shkak të mospajtimeve të tij me politikën e atëhershme të Sërbisë.
Enver Selmani gjatë veprimtarisë së tij, gjithnjë ishte i lidhur me vendlindjen dhe gjithmonë ka qenë në mbështetje të bashkëvendasve nga rajoni i Kumanovës.
Falë punës dhe veprës e tij, Enveri edhe sot e kësaj dite kujtohet me pietet të lartë në Gjilan dhe rrethinë.
Më 3 shtator 1990 Enver Selmanin e largojnë nga puna, sikurse mijëra shqiptarë të tjerë dhe nuk i mbetet tjetër pos të kthehet në vendlindje, ku gjashtë vite i kaloi pa punë.
Në vitin 1996 punësohet në Entin për qarkullimin e pagesave në Shkup, ku punoi deri në vitin 2002.
Prej vitit 2002 deri në pensionim punoi në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Kumanovë.
Ndërroi jetë më 2 tetor 2022. /Ilir Selmani/
Lexuar: 100

Lajme te ngjashme

Profesoresha Imrane Morina “godet” pseudo-patriotët që dikur përkrahën, e tani kërkojnë zhbërjen e ‘Speciales’

Donika Gërvalla në shënjestër: Kur etja për pushtet e kthen edhe Hagën në armë politike

Shqiptarët me 21 opcione dhe pa strategji, serbët me një strategji dhe një opcion

Lajmet e fundit

Enver (Ramadan) Selmani: Nga Likova në Gjilan, një jurist që la gjurmë dhe emër me punën e tij

27 Shtator, 2026

Shirita të zinj dhe kokat ulur, çfarë ndodhi para fillimit të ndeshjes Irlandë – Izrael

27 Shtator, 2026

Saranda Imeri Stafai sulmon Ali Ahmetin: Loboi për Gjykatën speciale, sot proteston kundër veprimeve të veta!

27 Shtator, 2026

Ahmeti në Shkup me Selën, në Tetovë me Taravarin

27 Shtator, 2026

Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

27 Shtator, 2026

Alarm në SHBA: Drogë e re sintetike, 10 herë më e fuqishme se fentanili

27 Shtator, 2026

Beogradi “prishaqef” pas arrestimeve për krime lufte në Zubin Potok, akuzon Kurtin për “dëbim dhe frikësim të serbëve”

27 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.