Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gruda: Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi

20 Shtator, 2026

Profesoresha Imrane Morina “godet” pseudo-patriotët që dikur përkrahën, e tani kërkojnë zhbërjen e ‘Speciales’

19 Shtator, 2026

Lot gëzimi për familjen shqiptare, dy vëllesër bëhen mjekë të njejtën ditë në Zvicër

19 Shtator, 2026

Donika Gërvalla në shënjestër: Kur etja për pushtet e kthen edhe Hagën në armë politike

19 Shtator, 2026

Mes 200 mijë aplikantëve, shqiptarja Herolinda Ramadani fiton bursën prestigjioze në Turqi

19 Shtator, 2026

Shqiptarët me 21 opcione dhe pa strategji, serbët me një strategji dhe një opcion

19 Shtator, 2026

Media zvicerane habit me një lajm për Granit Xhakën

19 Shtator, 2026

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales – Qeveria do të ofrojë çdo mbështetje

19 Shtator, 2026

“Besa-besë” në shesh, Prishtina vërshohet nga protestuesit kundër Speciales

19 Shtator, 2026

Rona Nishliu do të jetë ylli i festave të Nëntorit në Shkup

19 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 20 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Donika Gërvalla në shënjestër: Kur etja për pushtet e kthen edhe Hagën në armë politike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Shtator, 2026 Opinione Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Fejzi HAJDARI

Ajo që po ndodh sot në Kosovë ka kaluar prej kohësh kufirin e një debati normal politik. Sulmet ndaj Donika Gërvallës-Schwarz po marrin përmasat e një fushate denigruese, ku argumenti politik zëvendësohet me shpifje, etiketime, insinuata dhe gjueti politike.

Gërvalla mund të kritikohet. Mund të kundërshtohet. Mund të gjykohet politikisht për çdo vendim që ka marrë.
Por ajo që po shohim është diçka tjetër, një përpjekje për ta shndërruar një kundërshtare politike në armik publik.

Dhe këtu pyetja bëhet e pashmangshme:
Çfarë i tremb kaq shumë disa njerëz te Donika Gërvalla?
A është vetëm politika e saj? Apo problemi është edhe mbiemri që mban? Për shkak se pas Donikës është një histori që nuk mund të fshihet me një status në Facebook, me një konferencë partie apo me një britmë politike… Është historia e Jusuf Gërvallës.

Një figurë e rëndësishme e veprimtarisë politike shqiptare në ish-Jugosllavi, i vrarë në Gjermani në vitin 1982 bashkë me vëllain Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën.

Prandaj, kur e bija e tij vihet sistematikisht në shënjestër, çdo shqiptar ka të drejtë të pyesë nëse kemi të bëjmë vetëm me një përplasje politike të ditës apo edhe me një tentativë për të goditur një trashëgimi politike e familjare që ka peshë të veçantë në historinë shqiptare.

Por këtu problemi bëhet edhe më serioz, sepse disa njerëz duket se kanë vendosur ta fusin edhe Hagën në luftën e tyre për pushtet.

Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk është mandat për askënd që të marrë pushtetin.
Nuk është licencë për të shpallur tradhtarë kundërshtarët. Nuk është arsye për të ndarë shqiptarët në “tanët” dhe “atyre”.
Dhe mbi të gjitha, nuk është pronë e asnjë partie.

Por ja ku kemi ardhur:bKur nuk mjafton politika, përdoret Haga.bKur nuk mjafton Haga, përdoret UÇK-ja. Kur nuk mjafton UÇK-ja, përdoret patriotizmi. Dhe kur nuk mjafton as patriotizmi, prodhohet armiku. Kjo është formula e vjetër e politikës së dëshpëruar.

Sot sulmohet Donika Gërvalla. Nesër mund të jetë dikush tjetër, sepse qëllimi nuk është domosdoshmërisht kundërshtari i radhës.
Qëllimi është pushteti.
Dhe kjo është pjesa më e turpshme e gjithë kësaj historie.

Për vite të tëra u kërkua unitet kombëtar. Sot kërkohet sërish unitet. Por qytetari duhet të pyesë: Unitet për Kosovën apo unitet për pushtetin?
Sepse ka një dallim të madh. Kur qytetari mbush sheshet për një kauzë kombëtare, kjo nuk do të thotë se i ka dhënë askujt çek të bardhë për të qeverisur.
Kur qytetari solidarizohet me ish-drejtuesit e UÇK-së, kjo nuk do të thotë se ka autorizuar ndonjë parti ta përdorë Hagën si kapital elektoral.

Dhe kur qytetari hesht ose largohet nga sheshi kur protesta shndërrohet në luftë për pushtet, kjo nuk është mungesë patriotizmi. Është maturim politik.

Kosovari është lodhur duke u trajtuar si turmë.
Është lodhur nga ata që në çdo palë zgjedhje e zbulojnë “armikun kombëtar”. Është lodhur nga ata që çdo kritik e shpallin tradhtar. Është lodhur nga ata që flamurin e nxjerrin vetëm kur u duhen votat. Pra, është lodhur nga ata që mendojnë se mund ta mashtrojnë pafundësisht.

Nuk mundesh, sepse qytetari i Kosovës ka parë luftën, pasluftën, tranzicionin, korrupsionin, premtimet, zhgënjimet, koalicionet dhe prishjet e koalicioneve. Ka parë njerëz që dje betoheshin për unitet dhe sot grinden për karrige.
Ka parë patriotizmin të kthehet në profesion.
Ka parë UÇK-në të përdoret si mburojë politike.

Dhe tash po sheh edhe një tentativë që vendimi i Hagës të kthehet në municion për një tjetër betejë pushteti.

Por Haga nuk është kuti votimi.
UÇK-ja nuk është parti politike.
Dëshmorët nuk janë pronë elektorale.
Dhe Kosova nuk është plaçkë që ndahet pas çdo cikli zgjedhor.

Prandaj, ata që sot bërtasin më së shumti për unitet duhet ta kuptojnë një të vërtetë të hidhur:
Uniteti nuk ndërtohet duke shpallur tradhtarë kundërshtarët.
Patriotizmi nuk dëshmohet duke shpifur për kundërshtarin.
Dhe pushteti nuk fitohet duke e përdorur dhimbjen e kombit si armë politike.

Nëse Donika Gërvalla ka gabuar, le të gjykohet për gabimet e saj.
Nëse ka marrë vendime të gabuara, le të kundërshtohen me fakte.
Nëse ka dështuar politikisht, le të dënohet politikisht nga qytetari.
Por mos e ktheni Kosovën në një gjykatë ku dënimi jepet nga turma dhe aktakuza shkruhet nga Facebook-u, sepse kjo nuk është demokraci.
Është luftë për pushtet e veshur me kostumin e patriotizmit.

Dhe qytetari tashmë e ka kuptuar lojën.
Ndoshta kjo është arsyeja pse disa janë kaq të nervozuar, sepse e kanë kuptuar se qytetari shqiptar nuk është më ai që duartroket çdo gjë vetëm pse i vendoset flamuri përpara.

Ai tashmë pyet: “Për Kosovën, apo për karrigen?”

Dhe kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për ata që janë mësuar të fitojnë duke luajtur me emocionet e popullit, për shkak se një popull që mëson ta dallojë patriotizmin nga propaganda, bëhet shumë më i vështirë për t’u manipuluar.

Dhe Kosova duket se po e mëson këtë mësim, me shumë vonesë – por po e mëson.

Lexuar: 70

Lajme te ngjashme

Profesoresha Imrane Morina “godet” pseudo-patriotët që dikur përkrahën, e tani kërkojnë zhbërjen e ‘Speciales’

Shqiptarët me 21 opcione dhe pa strategji, serbët me një strategji dhe një opcion

Lajmet e fundit

Gruda: Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi

20 Shtator, 2026

Profesoresha Imrane Morina “godet” pseudo-patriotët që dikur përkrahën, e tani kërkojnë zhbërjen e ‘Speciales’

19 Shtator, 2026

Lot gëzimi për familjen shqiptare, dy vëllesër bëhen mjekë të njejtën ditë në Zvicër

19 Shtator, 2026

Donika Gërvalla në shënjestër: Kur etja për pushtet e kthen edhe Hagën në armë politike

19 Shtator, 2026

Mes 200 mijë aplikantëve, shqiptarja Herolinda Ramadani fiton bursën prestigjioze në Turqi

19 Shtator, 2026

Shqiptarët me 21 opcione dhe pa strategji, serbët me një strategji dhe një opcion

19 Shtator, 2026

Media zvicerane habit me një lajm për Granit Xhakën

19 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.