Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pas 20 vjet pritje, një projekt i rëndësishëm fillon në pjesën shqiptare të Kumanovës/VIDEO/

17 Shtator, 2026

Kamerat trupore hyjnë në dogana, 30 pajisje në tre pika kufitare

17 Shtator, 2026

Daçiqi i “jep gojës” pas vendimit në Hagë, Kandiq ia kujton se partia e tij qëndronte prapa varrezave masive të shqiptarëve në Serbi

17 Shtator, 2026

Katër vajzat e para të Vaksincës që thyen barrierat në vitin 1969 – nga nxënëse të para, u bënë mësueset e para të fshatit

17 Shtator, 2026

Sala Jashari: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën

17 Shtator, 2026

“Pse Vuçiq nuk është thirrur në Hagë?” Flet ish-ambasadori William Walker pas dënimit të katërshes së UÇK-së

17 Shtator, 2026

Vuçiqi sulmon Afrim Gashin dhe Bekim Salin pse kundërshtuan dënimin e ish krerëve të UÇK-së

17 Shtator, 2026

Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale

17 Shtator, 2026

Sulejmani për paralelet shqipe në Idrizovë: Do të ndërtohen 4 mësonjëtore të reja

17 Shtator, 2026

Gjenerali Clark: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

17 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 17 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hoxhë Rexhep Ef. Emini: Imami nga Vaksinca që përjetoi 48 orë maltretim gjatë luftës së vitit 2001

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Shtator, 2026 Emisione Fetare Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Autor i libriti ENVER ZEQIRI

H. REXHEP EF. EMINI
(1961-2001)

Rexhep Efendiu u lind më 01.06.1961, në f.Vaksincë të Kumanovës. Lindi në
një familje fshatare, e cila merrej me bujqësi. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, në vitin 1976. Pas mbarimit të shkollës fillore kishte dëshirë të
flaktë të mësojë fenë e të bëhet prijës fetar, të cilën dëshirë e kishin edhe
prindërit e tij dhe kështu vendosën që ta dërgojnë në Siri bashkë me dajën e tij
nga f. Sllupçan, Mustaf Kadriun, për t‘u regjistrua në Mehad El-Eminije e cila
ishte në rang të shkollës së mesme dhe aty vazhdoi disa vjet. Pastaj bashkë me disa shokë
vendosin që të shkojnë në qytetin Homs të Sirisë dhe atje të vazhdojnë shkollimin, sepse aty
kushtet ishin më të mira. Duke parë se edhe aty nevojitej financim nga familja, Rexhep Emini
vendosi që ta braktisë këtë shkollë e të regjistrohet në Universitetin e Medinës, sepse atje ishin
kushtet shumë më të volitshme dhe aty mbaroi shkollën e mesme. Pas kryerjes së shkollës së
mesme, fshati i tij kishte mbetur pa imam dhe fshatarët e tij iu drejtuan Rexhep Eminit që ta
pranojë detyrën e imamit në fshat, sepse imami i deriatëhershëm i fshatit, hfz. Ganiu, kishte
ndërruar jetë. Hoxhë Rexhepi pranoi të bëhet punëtor i xhamisë edhe atë imam, vaiz dhe mual-
lim, duke filluar punën më 21.11.1983 me vendim të Bashkësisë Islame. 1
Rexhep Emini shërbeu në fshatin e tij deri në ditët e fundit të jetës së tij dhe gjatë punës së
tij e dëshmoi veten si një punëtor shumë i afërt me xhematin, i afër me rininë e fshatit dhe i
përpiktë në detyrën e tij. Rexhep Emini gjithmonë ishte i rregullt në detyrën e tij, vepronte sipas
parimeve islame duke iu përmbajtur plotësisht rregullave të punës. Ishte i flaktë për shkollimin e
të rinjve, gjithmonë bënte thirrje haptazi në xhami që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në xhami për t’ua
mësuar mësim-besimin. Për çdo vit kishte grupe të cilët bënin hatme tek ai. Kishte dëshirë të
madhe që të ndërtojë një xhami të re në fshat pasi që xhamia ishte e plasaritur dhe nuk i
plotësonte nevojat e xhematit, madje ishte në skaj të fshatit. Rexhep Emini, gjatë veprimtarisë së
tij si punëtor i Bashkësisë Islame, ka kryer funksionet siç vijojnë: Gjatë viteve 1990-1995, ka
qenë anëtar i Muftinisë së BI në Kumanovë. Gjatë viteve 1995- 2000 ka qenë anëtar i Shoqatës
së Ulemave në Kumanovë. Ka qenë anëtar i Komisionit Zgjedhor pranë Muftinisë së Kumanovës
në zgjedhjet e përgjithshme të BIM-it të vitit 2000. Ka marrë pjesë në simpoziumet shkencore që
janë mbajtur në kuadër të BIM-it. Në konfliktin që eskaloi në komunën e Likovës, në maj të viti
2001, Rexhep Emini disa ditë qëndroi në bodrum të shtëpisë së tij së bashku me familjen e tij
dhe të vëllezërve të tij me qëllim që t’iu shmanget granatimeve të forcave policore-ushtarake
maqedonase. Kur një natë me bashkëfshatarët e tij u detyrua ta lëshojë fshatin në drejtim të
Kumanovës, pasi që forcat maqedonase hyrën në një skaj të fshatit dhe i detyruan fshatarët të
shkojnë në drejtim të Kumanovës. Në rrugë për në qytet policia maqedonase e ndau Hoxhë
Rexhepin nga gruaja dhe dy djemtë e tij të vegjël dhe e arrestoi bashkë me disa fshatarë të rinj.
Rexhep Emini u dërgua në stacionin policor në Kumanovë, ku aty qëndroi disa orë, pa
ndërprerë pati maltretime të rënda, duke e akuzuar se është prej muxhahidinëve, të cilët kanë
ardhur për të luftuar në Maqedoni në anën e shqiptarëve, pastaj afër mëngjesit Rexhep Eminin e
dërguan në Shkup për t‘iu nënshtruar pyetjeve dhe maltretimeve edhe më të egra se ato në
Kumanovë. Pas 48 orëve maltretimi psikik dhe fizik u lirua dhe në orët e hershme të mëngjesit erdhi në shtëpinë e motrës së tij në Kumanovë, ku në trupin e tij kishte vragë të mëdha nga
maltretimet që i kishin bërë gjatë kohës së qëndrimit të tij në stacionin policor në Kumanovë dhe
Shkup. Pas lirimit të tij, Rexhep Emini, duke mos i besuar organet e shtetit se një ditë do ta
marrin përsëri, sepse kur e kishin liruar e kishin porositur që mos të largohet nga Kumanova,
sepse mundet përsëri ta marrin në pyetje. E mori familjen u largua nëpër male dhe iku për në
Kosovë. Atje ndenji disa muaj në Gjilan dhe në Preshevë, pastaj u kthye në vendlindjen e tij, në
fshatin Vaksincë, ku më 08.10.2001 ndërroi jetë. Me nderime të larta fetare u varros në
prezencën e një numri të madh të fshatarëve, miqve dhe shokëve të tij hoxhallarë. 2 Muftinia e
Bashkësisë Islame në Kumanovë, me vdekjen e Rexhep ef. Eminit humbi një punëtor të
vyeshëm.
Lusim All-llahun Mëshirues që h. Rexhep ef. Eminin ta mëshirojë dhe ta vendosë në
Xhennetin Firdevs./Televizioni News

Lexuar: 391

Lajme te ngjashme

Pas 20 vjet pritje, një projekt i rëndësishëm fillon në pjesën shqiptare të Kumanovës/VIDEO/

Kamerat trupore hyjnë në dogana, 30 pajisje në tre pika kufitare

Daçiqi i “jep gojës” pas vendimit në Hagë, Kandiq ia kujton se partia e tij qëndronte prapa varrezave masive të shqiptarëve në Serbi

Katër vajzat e para të Vaksincës që thyen barrierat në vitin 1969 – nga nxënëse të para, u bënë mësueset e para të fshatit

Sala Jashari: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën

“Pse Vuçiq nuk është thirrur në Hagë?” Flet ish-ambasadori William Walker pas dënimit të katërshes së UÇK-së

Lajmet e fundit

Pas 20 vjet pritje, një projekt i rëndësishëm fillon në pjesën shqiptare të Kumanovës/VIDEO/

17 Shtator, 2026

Kamerat trupore hyjnë në dogana, 30 pajisje në tre pika kufitare

17 Shtator, 2026

Daçiqi i “jep gojës” pas vendimit në Hagë, Kandiq ia kujton se partia e tij qëndronte prapa varrezave masive të shqiptarëve në Serbi

17 Shtator, 2026

Katër vajzat e para të Vaksincës që thyen barrierat në vitin 1969 – nga nxënëse të para, u bënë mësueset e para të fshatit

17 Shtator, 2026

Sala Jashari: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën

17 Shtator, 2026

“Pse Vuçiq nuk është thirrur në Hagë?” Flet ish-ambasadori William Walker pas dënimit të katërshes së UÇK-së

17 Shtator, 2026

Vuçiqi sulmon Afrim Gashin dhe Bekim Salin pse kundërshtuan dënimin e ish krerëve të UÇK-së

17 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.