Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Atentat në Berlin: 27-vjeçari nga Radusha ekzekutohet me gjashtë të shtëna, dy autorë në arrati

8 Shtator, 2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti dhe tregon të vërtetën me burrin misterioz në plazh

8 Shtator, 2026

BE-ja dënon glorifikimin e kriminelit të luftës “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiq

7 Shtator, 2026

Valdrin Sahiti pushton tapetin ndërkombëtar, por çka mendon vajza e tij Bella

7 Shtator, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

7 Shtator, 2026

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 8 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shtabi i shpëtimit në Gyirong të Xizang-ut paraqet prioritetet kryesore të operacioneve

TV NewsBy TV News7 Shtator, 2026 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pasditen e së dielës, Shtabi i Emergjencës dhe Shpëtimit për rrëshqitjen e dheut më 26 gusht në kontenë Gyirong organizoi një takim me mediat kineze dhe të huaja. Zyrtarë të Rajonit Autonom të Xizang-ut paraqitën situatën dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Në vizitë morën pjesë përfaqësues të mediave nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, India, Pakistani, Singapori, Brazili dhe vende e rajone të tjera

Në takim, Ren Wei, zv.komandanti i përhershëm i shtabit të emergjencës, paraqiti ecurinë e përgjithshme të operacioneve të shpëtimit që nga ndodhja e fatkeqësisë.

Fatkeqësia ndodhi në një zonë malore me lugina të thella dhe një klimë të ndryshueshme. Përreth ka shumë akullnaja dhe liqene akullnajore, ndërsa rreziku nga fatkeqësitë gjeologjike është i lartë. Fatkeqësia dëmtoi rëndë autostradën kombëtare G216 për në portin Gyirong, ndërpreu energjinë elektrike e komunikaconin dhe shkaktoi shembje të shpeshta të shpateve e grumbullime të mëdha balte në lugina. Për shkak të lartësisë së madhe ka ndryshime të mëdha të temperaturës midis ditës e natës dhe rreziku i fatkeqësive dytësore, si rrëzimet e shkëmbinjve, rrëshqitjet e dheut dhe bllokimet, kërcënon vazhdimisht sigurinë e personelit të shpëtimit. Vështirësia e përgjithshme e shpëtimit e tejkalon shumë atë të reagimit konvencional ndaj fatkeqësive gjeologjike.

Puna e shpëtimit është përqendruar në katër drejtime kryesore.

Së pari, janë bërë të gjitha përpjekjet për kërkimin e personave të zhdukur. Para rihapjes së rrugës, operacionet u zhvilluan njëkohësisht nga uji, toka e ajri. Deri në orën 18:00 të 5 shtatorit, në operacionet e shpëtimit ishin angazhuar gjithsej mbi 2 500 veta, më shumë se 500 automjete kërkim-shpëtimi dhe mbi 9 000 pajisje të ndryshme. Dronët kishin kryer mbi 1 000 fluturime, ndërsa nga ajri ishin hedhur 5.43 tonë materiale dhe pajisje. Pas rihapjes së rrugës më 2 shtator në orën 10:00, ekipet nisën kërkime më të thelluara në zonën kryesore të fatkeqësisë.

Së dyti, po zhvillohet puna për strehimin dhe mbështetjen e familjeve të prekura.Autoritetet kanë kontaktuar familjarët e viktimave dhe personave të zhdukur, duke u ofruar informacion, shpresë dhe mbështetje psikologjike. Është hapur edhe një linjë telefonike për familjarët brenda Kinës. Deri në orën 18:00 të 5 shtatorit, ishin marrë 675 telefonata, ishin pritur 791 familjarë dhe ishin sistemuar 640 veta. Ndërkohë, 499 banorë janë evakuuar dhe sistemuar në zona të sigurta.

Së treti, po forcohet parandalimi i fatkeqësive dytësore. Mbi 100 ekspertë dhe specialistë teknikë nga fusha të ndryshme po monitorojnë vazhdimisht liqenin e krijuar nga bllokimi i lumit, zonën e burimit të shembjes së akullit dhe shkëmbinjve, si edhe rrezikun nga rrëshqitjet e tjera, shembjet e shpateve dhe rrjedhat e baltës. Më 30 gusht, liqeni i krijuar nga bllokimi i lumit nisi të shkarkohej natyrshëm dhe rreziku kryesor u eliminua. Edhe pellgjet e vegjël ujorë të krijuar nga goditja e masës së akullit dhe shkëmbinjve janë zbrazur.

Së katërti, po zhvillohet në mënyrë aktive puna me palët e huaja. Pas verifikimeve të përsëritura, del se 261 shtetas të huaj nga 23 vende janë ende të zhdukur. Informacioni për këtë u është përcjellë ambasadave të vendeve përkatëse në Kinë përmes kanaleve diplomatike. Është hapur një linjë telefonike 24-orëshe posaçërisht për familjarët e shtetasve të huaj të zhdukur, e cila deri tani ka marrë 509 telefonata. Autoritetet kanë krijuar gjithashtu mekanizma komunikimi dhe shkëmbimi informacioni me vendet përkatëse.

Në kuadër të mekanizmit Kinë-Nepal për shkëmbimin e informacionit mbi fatkeqësitë, Kina i përcjell çdo ditë Nepalit të dhëna mbi motin, hidrologjinë, liqenet akullnajore dhe akullnajat. Me kërkesë të palës nepaleze, qeveria kineze ka dërguar në Nepal ekspertë për shpëtimin në tunele dhe testimin e ADN-së, si edhe ndihma emergjente. Kurse qeveria e Rajonit Autonom të Xizang-ut i ka ofruar Nepalit gjithashtu 320 tonë pjesë përbërëse për ura të tipit “Bailey” dhe materiale të tjera të ndihmës pas fatkeqësisë.

Kina do të vazhdojë gjithashtu t’i ofrojë Nepalit informacione paralajmëruese meteorologjike, hidrologjike e gjeologjike, si edhe të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh në fusha si parandalimi i fatkeqësive dhe monitorimi i liqeneve akullnajore.

Lexuar: 195

Lajme te ngjashme

Atentat në Berlin: 27-vjeçari nga Radusha ekzekutohet me gjashtë të shtëna, dy autorë në arrati

BE-ja dënon glorifikimin e kriminelit të luftës “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiq

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

Skena të turpshme dhe skandaloze në derbin e Beogradit: Krahas figurës së kriminelit Mladiç, u shfaq mesazhi “Drejt Potoçarit”

Mbrëmja Gala e Mesvjeshtës 2026 e CMG do të zhvillohet në Huainan të Anhuit

Lajmet e fundit

Atentat në Berlin: 27-vjeçari nga Radusha ekzekutohet me gjashtë të shtëna, dy autorë në arrati

8 Shtator, 2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti dhe tregon të vërtetën me burrin misterioz në plazh

8 Shtator, 2026

BE-ja dënon glorifikimin e kriminelit të luftës “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiq

7 Shtator, 2026

Valdrin Sahiti pushton tapetin ndërkombëtar, por çka mendon vajza e tij Bella

7 Shtator, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

7 Shtator, 2026

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.