Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkrahjen e tij për marshin e paralajmëruar për 12 shtator në Prishtinë.
Haradinaj ka thënë se në këtë marsh qytetarët do të bëhen bashkë në përkrahje të çlirimtarëve dhe drejtësisë.
“Më 12 shtator, të gjithë bashkë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë!
Në përkrahje të çlirimtarëve.
Në përkrahje të drejtësisë.
I presim në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në një videoadresim.

