Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

25 Tetor, 2026

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

25 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Bullgari: Jotova me epërsi të ngushtë ndaj Gurovit, pritet raundi i dytë

25 Tetor, 2026

Le Figaro: Të dielën priten protesta të reja në Tiranë, përshkallëzohet revolta kundër korrupsionit

25 Tetor, 2026

Berisha: Vrasës me pagesë kundër protestuesve, Rama model i Vuçiqit

25 Tetor, 2026

Sa po kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

25 Tetor, 2026

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

25 Tetor, 2026

Orët e fundit të zgjedhjeve në Serbi, Kurti del me një mesazh për shqiptarët atje

25 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Serbi – a po i lëkundet pushteti Vuçiqit?

25 Tetor, 2026

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Bogovinë, ndalohet 16-vjeçari

25 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 25 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

LVV dërgon thasë me mbeturina para Komunës së Prishtinës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Shtator, 2026 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet.

Aksioni nuk zgjati shumë, pasi Kompania “Pastrimi” reagoi menjëherë dhe i largoi thasët me mbeturina nga hyrja e Komunës.

Egzon Azemi, asamblist i LVV-së në Komunën e Prishtinës, tha se përmes këtij aksioni synuan të tërheqin vëmendjen për gjendjen e mbeturinave në kryeqytet.

“Ky aksion simbolik shpërfaq një problematikë jashtëzakonisht shqetësuese në Komunën e Prishtinës. Problemi i mbeturinave nuk ka qenë kurrë në historinë e kryeqytetit në këtë nivel kaq alarmant. Shumica e lagjeve të Prishtinës janë shndërruar pothuajse në deponi mbeturinash. Prandaj sot me këtë aksion simbolik erdhëm t’ia kujtojmë zotëri Rama problemin kryesor pothuajse që e ka kryeqyteti, përveç shumë e shumë problemeve të tjera me të cilat përballen çdo ditë qytetarët. Zotëri Rama, në vend se të ishte kryetar i Komunës së kryeqytetit, është shndërruar në një vegël të Partisë Demokratike, i cili përveçse ia ka ndarë shumicën e drejtorive në komunë Partisë Demokratike të Kosovës, edhe po i shërben vazhdimisht agjendave të saj dhe ka harruar kështu të merret me pozicionin që i takon e të merret me problemet e Prishtinës.

Prishtina nuk ka qenë kurrë më e ndotur dhe Komuna e Prishtinës për vite të tëra nuk ka blerë as edhe një kamionetë të vetme për pastrimin e mbeturinave. Në ndërmarrjen “Pastrimi” janë të punësuar rreth 900 punëtorë, por vetëm 100 e diçka prej tyre merren me pastrimin e qytetit“, tha ai.

Azemi ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, duke thënë se problemet me mbeturinat dhe çështjet e tjera në kryeqytet duhet të jenë në fokus të kryetarit.

Lexuar: 186

Lajme te ngjashme

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Përparim Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga Kryetari i PDK-së

Raporti i DASH’it për trafikimin, mbi 70 profile të grave nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen ato për shërbime seksuale?

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime, rreth shtatë të lënduar

Berat Buzhala: Pse një imam nga Shkupi, me 100 mijë ndjekës, merret 24 orë me Shqipërinë, ndërsa problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbeten në plan të dytë? Si u bë që Rama e pengon më shumë se Mickoski?

Lajmet e fundit

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

25 Tetor, 2026

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

25 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Bullgari: Jotova me epërsi të ngushtë ndaj Gurovit, pritet raundi i dytë

25 Tetor, 2026

Le Figaro: Të dielën priten protesta të reja në Tiranë, përshkallëzohet revolta kundër korrupsionit

25 Tetor, 2026

Berisha: Vrasës me pagesë kundër protestuesve, Rama model i Vuçiqit

25 Tetor, 2026

Sa po kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

25 Tetor, 2026

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

25 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.