Sonte në orën 21:00 pritet të mbahet një seancë e re në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në një përpjekje të radhës për të zhbllokuar procesin politik.
Sipas burimeve të portaleve kosovare, kryeministri Albin Kurti po planifikon të propozojë dy emra për këtë post: Bekim Sejdiu dhe Haki Demolli.
Këta dy emra janë duke u shqyrtuar si kandidatë potencialë që mund të marrin mbështetje më të gjerë politike në Kuvend. Por, ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i opozitës, e cila është e vendosur për zgjedhje.

