Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Për shkak të krizës, biletat e avionit mund të shtrenjtohen për 70 euro!

25 Prill, 2026

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota

25 Prill, 2026

Përfundon takimi Abdixhiku-Osmani – Ja çfarë u vendos?

25 Prill, 2026

Gjermania vendos: Trupat ushtarake gjermane mbeten në Kosovë!

25 Prill, 2026

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

25 Prill, 2026

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

25 Prill, 2026

Edhe Haradinaj refizon ofertën e Vetëvendosjes për presidentin

25 Prill, 2026

Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

25 Prill, 2026

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

25 Prill, 2026

Kurtishi: Brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës së Kumanovës Drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë,

25 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Prill, 2026Updated:25 Prill, 2026 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur edhe një herë ofertës së kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se do ta propozojnë Vjosa Osmanin për presidente nëse Lëvizja Vetëvendosje i garanton 66 vota për të.

Në një shkrim në Facebook të shtunën, Abdixhiku thekson se Kurti duhet të vendosë nëse synon bashkëpunim me LDK-në apo sigurimin e 90 votave në Kuvend edhe me përfshirjen e PDK-së. Sipas tij, nëse opsioni i dytë mbetet i vetmi, atëherë LDK-ja nuk mund të ofrojë mbështetje.

“I nderuar Kryeministër Kurti, meqë po komunikojmë në distancë, ku lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar ai.

Por në rast se Kurti do marrëveshje me LDK-në, Abdixhiku është shprehur i gatshëm ta propozojë emrin e Osmanit për presidente nëse VV-ja i garanton votat për të.

“Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka shkruar tutje kryetari i LDK-së.

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar dy partitë më të mëdha opozitare, Partinë Demokratike dhe Lidhjen Demokratike, që të dalin me tre emra të përbashkët, jo partiakë dhe unifikues, për president deri të dielën në mbrëmje. Partia më e madhe është zotuar se do t’i tërheqë kandidaturat dhe do t’ua ofrojë nënshkrimet PDK-së e LDK-së për propozimet e tyre. Deri tash, PDK-ja ka bërë të ditur se e refuzon propozimin.

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Përfundon takimi Abdixhiku-Osmani – Ja çfarë u vendos?

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? Kështu përgjigjet Besian Mustafa

Miratohet projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Një lutje e sinqertë nga populli për Murat Jasharin: Bëhuni president i Kosovës!

Skandaloze: Profesori nga Rahoveci demonstron në klasë mbrojtjen dhe sulmin me thikë

Dugolli “godet” LDK-në: Refuzoi shtetin për interesa personale në moment kritik për Kosovën

Lajmet e fundit

Për shkak të krizës, biletat e avionit mund të shtrenjtohen për 70 euro!

25 Prill, 2026

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota

25 Prill, 2026

Përfundon takimi Abdixhiku-Osmani – Ja çfarë u vendos?

25 Prill, 2026

Gjermania vendos: Trupat ushtarake gjermane mbeten në Kosovë!

25 Prill, 2026

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

25 Prill, 2026

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

25 Prill, 2026

Edhe Haradinaj refizon ofertën e Vetëvendosjes për presidentin

25 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.