Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

21 Gusht, 2026

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

21 Gusht, 2026

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 21 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Temperaturat e larta- masa emergjente në të gjithë Europën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Qershor, 2025 Shëndetësi Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me temperatura që arrijnë deri në 42°C, Europa është përfshirë nga vala e parë e të nxehtit për këtë verë. Në kontinentin më të nxehtë në planet po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe problematike kriza klimatike. Spanja paralajmëroi temperatura ekstreme në jug të vendit. Agjencia e Motit, Aemet bëri thirrje për më shumë kujdes, veçanërisht për të moshuarit, gratë shtatzëna e personat me probleme shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në Madrid këshilloi qytetarët të shmangin diellin e të qëndrojnë të hidratuar.

Edhe Portugalia në gjendje gatishmërie, me temperaturat në Lisbonë që mund të shkojnë deri në 42°C dhe rrezik të lartë për zjarre në pyje. Në Francë, autoritetet në Marsejë kanë vendosur që pishinat publike të jenë falas, për të ndihmuar qytetarët të përballojnë të nxehtin mesdhetar. Në Itali, Siçilia dhe Liguria kanë ndaluar punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta. Sindikatat po kërkojnë zbatimin e masës edhe në rajone të tjera.

Në Mbretërinë e Bashkuar autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësi ekstreme dhe kanë bërë hyrjen në pishinat publike falas. Në Wimbledon është aktivizuar rregulli i pushimit për shkak të vapës. Në Gjermani u rrit niveli i alarmit për zjarre në pyje dhe po aktivizohet një plan kombëtar për mbrojtjen nga humbjet e jetës të lidhura me të nxehtin. Në Zvicër janë shpallur alarme portokalli për temperaturat e larta në disa kantone dhe po merren masa në zonat alpine për të shmangur mbinxehjen.

Pas rekordit të temperaturave, autoritetet në Belgjikë kanë paralajmëruar për rrezik zjarresh dhe ndërprerje të mundshme energjie për shkak të mbingarkesës. Në Irlandë janë dhënë paralajmërime për kursim të ujit dhe masa për mbrojtje nga vapa pas rritjes së papritur të temperaturave në qershor.

Situata në Ballkan

Në disa qarqe në vend janë shuar zjarre nëpër pyje dhe qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar. Në Malin e Zi, autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik zjarresh në zonat malore duke shtuar patrullimet pyjore.

Në Maqedoninë e Veriut janë aktivizuar protokollet e emergjencës për shëndetin publik dhe është rritur furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona. Në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për temperatura mbi 38°C dhe qytetarëve u është kërkuar të kufizojnë daljet gjatë ditës.

Në Serbi është shpallur alarm portokalli për nxehtësi dhe disa spitale kanë ngritur njësi për trajtimin e pacientëve me goditje nga vapa. Në Bullgari u pezulluan aktivitetet bujqësore gjatë mesditës në disa rajone, për të mbrojtur punëtorët nga temperaturat ekstreme.

Në Rumani autoritetet kanë shpërndarë ujë falas në stacione urbane dhe hapën qendra freskimi për qytetarët. Në Bosnjë-Hercegovinë është kërkuar ndalimi i përkohshëm i punëve fizike në natyrë dhe janë pezulluar disa linja hekurudhore për shkak të deformimeve nga nxehtësia. Në Greqi, ku temperaturat kanë kaluar 39°C, zjarret janë të zakonshme.

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Shtatë ilaçe që nuk duhet të përzien me alkoolin, sipas mjekëve

A mund të “vdesim” nga pikëllimi? Çfarë i ndodh trupit kur trishtimi bëhet shumë i fortë

Çka ndodh me sheqerin në gjak kur hamë shalqi?

PUNA GJATË NATËS: Çfarë ndodh me trupin kur çrregullohet ora biologjike?

Rrjetet sociale lidhen me rezultate më të dobëta në shkollë

Pamja më e detajuar e Diellit ndonjëherë! Teleskopi zbulon vorbulla të padukshme më parë

Lajmet e fundit

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.