Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e produkteve bazë ushqimore po stabilizohen, inflacioni në muajin mars u ul me 1.3% në nivel mujor
Shkup 07.04.2025
Inflacioni në mars 2025 krahasuar me muajin shkurtshënoi një rënie prej -1.3%, të dhëna këto të EntitShtetëror të Statistikave, njoftoi në rrjetin social Facebook ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
“Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japinrezultat. Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë nëstabilizim dhe në rënie. Në nivel vjetor në mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i matur përmes kostossë jetesës është 2.7%. Në vazhdimësi po punohet nëmasa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhestabilizimin e çmimeve“, ka shkruar ministri Durmishi.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhePunës, mori vendim për kufizimin e marzhit bruto të fitimittë 102 grupeve të produkteve ushqimore bazë, si dhevendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë. Këto dy vendimekanë hyrë në fuqi më 20 shkurt dhe do të vlejnë deri më30 prill 2025.
Vendimi për të kufizuar marzhin bruto të fitimit në tregtinëme shumicë dhe pakicë në 102 grupe produktesh ose mbi1000 produkte ushqimore dhe joushqimore përfshin:
5% marzh fitimi bruto në bazën 8 produkte ushqimorequmësht, bukë, miell (lloji 400 dhe tip 500, vezë, vajgatimi, kos dhe kos)
10% marzh fitimi bruto për produktet ushqimore, i cilipërfshin një grup prej 55 produkteve ushqimore (mish dheprodukte mishi, sheqer, produkte qumështi, margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, makarona)
15% marzh fitimi bruto për 39 produkte ushqimore dheprodukte higjienike (fruta dhe perime të freskëta, detergjentë, ushqim për fëmijë, pelena, sapun, letërhigjienike dhe të tjera.
Po ashtu u ngrinë çmimet e 8 grupeve të produkteveushqimore bazë : qumështi, buka, mielli (lloji 400 dhe tipi 500), vezët, vaji i gatimit, kosi etj.
Qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e standardit tëqytetarëve, ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazëdhe stabilizimi i inflacionit.
Me respekt
Sektori për Marrëdhënieve me Publikun

