Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

24 Nëntor, 2026

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

24 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

HETIM TË ÇLIRUAR NGA POLITIKA DHE LLOGARIDHËNIE INSTITUCIONALE! Rezolutë e Kuvendit të ASH-së për tragjedinë në Koçan

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Duke marrë parasysh tragjedinë e rëndë që ndodhi në orët e para të 16 marsit 2025 në qytetin e Koçanit, ku si pasojë e një zjarri shkatërrues humbën jetën 60 qytetarë dhe mbi 150 të tjerë u lënduan dhe duke konstatuar dështimet serioze të institucioneve përgjegjëse në zbatimin dhe garantimin e standardeve të licencimit, sigurisë dhe mbikëqyrjes inspektuese dhe policore…, Kuvendi i ASH-së sot ka miratuar Rezolutë me 8 pika ku kërkohet një hetim i plotë, i pavarur dhe transparent mbi tragjedinë në Koçan, nën drejtimin e institucioneve kompetente dhe të çliruara nga çdo ndikim politik.

Rezoluta e plotë e miratuar sot në Kuvendin e ASH-së:

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uruar shërim të shpejtë për të lënduarit,

Duke falënderuar institucionet shëndetësore për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për solidaritetin dhe asistencën e menjëhershme në menaxhimin e pasojave të kësaj tragjedie,

Duke u udhëhequr nga parimet themelore të drejtësisë, llogaridhënies, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik,

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët miraton këtë:

REZOLUTË

  1. Kërkohet zhvillimi i një hetimi të plotë, të pavarur dhe transparent mbi tragjedinë në Koçan, nën drejtimin e institucioneve kompetente, të çliruara nga çdo ndikim politik, me detyrim për informim të rregullt dhe publik të qytetarëve për ecurinë dhe gjetjet e hetimit.
  2. Kërkohet rihapja e hetimeve për tragjeditë e mëhershme, Durmo Turs, Besa Trans dhe Spitali Modular në Tetovë, të cilat së bashku kanë marrë jetën e 135 qytetarëve dhe për të cilat ende nuk është vendosur përgjegjësi institucionale apo individuale.
  3. Kërkohet identifikimi dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësisë, si individuale ashtu edhe institucionale, përmes analizës së thelluar të shkaqeve të dështimeve sistemike, duke adresuar neglizhencën, paaftësinë dhe praktikat korruptive.
  4. Theksohet domosdoshmëria për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmes publikimit të procedurave të inspektimeve, raporteve të kontrollit dhe ndarjes së të dhënave me publikun në mënyrë të rregullt dhe të qasshme.
  5. Kërkohet verifikim i detajuar i pasurisë dhe interesave të të gjithë zyrtarëve përgjegjës dhe inspektorëve, me qëllim të zbulimit të çdo konflikti interesi apo lidhjeje të mundshme korruptive me subjektet e inspektuara.
  6. Rekomandohet ndërmarrja e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në të gjitha objektet me rrezik të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, veçanërisht në sektorët e gastronomisë, shëndetësisë, arsimit, sportit, transportit dhe ndërtimit.
  7. Kërkohet reformë urgjente e politikës ndëshkimore, që garanton ndëshkime të drejta, të rënda dhe të zbatueshme ndaj të gjithë atyre që, përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre, kontribuojnë në ndodhinë e tragjedive të tilla.
  8. Insistohet në zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të të gjitha rekomandimeve kundër korrupsionit të dhëna nga Komisioni për Antikorrupsion dhe Enti Shtetëror i Auditimit, pa vonesa, devijime apo selektivitet.

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët riafirmon bindjen se tragjedia e Koçanit nuk duhet të reduktohet në një statistikë të dhimbshme, por të shërbejë si pikë kthese për ndërtimin e një kulture të re të përgjegjësisë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Koha për drejtësi, veprim dhe ndryshim është tani.

Miratuar më 06 prill 2025, në Gostivar./koha.mk

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

Lajmet e fundit

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.