Ambasadori i Shqipërisë në RMV Denion Meidani ka pritur në takim deputetin e Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, Halil Snopçen. Siç ka shkruar ambasadori Meidani në profilin e tij në Facebook, me deputetin Snopçe kanë diskutuar forcimin e bashkëpunimit me dy vendeve duke vë theksin tek Korridori VIII si projekt strategjik që siç thotë Meidani duhet të na ofrojë më shumë.
”Kënaqësi e veçantë të takohem sërish me z. Halil Snopçe, Koordinatorin e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, dhe ta mirëpres në Ambasadë.
Biseduam gjatë e me interes për forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zhvillimet rajonale e më gjerë por dhe për Korridorin VIII si një projekt strategjik që duhet të na afrojë më shumë. Diskutimet tona prekën edhe zhvillimet e fundit politike ku kalkulimet dhe analiza e një matematikani të mire dhe politikan me përvojë janë përherë të vyera.
Diskutuam edhe për një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, si një hap konkret për të thelluar dialogun institucional dhe për të ndërtuar ura të reja mes dy parlamenteve
Faleminderit, Halil, për një takim shumë interesant, të frytshëm dhe miqësor! Parlamenti është zemra e demokracisë — dhe në rrugëtimin europian, përfshirja, bashkëpunimi dhe vizioni i përbashkët janë çelësi për të ecur përpara./Koha.mk

