Darka e liderëve të VLEN te Kurti ishte një darkë miqësore dhe nuk kishte mesazh për t’u dhënë, tha përfaqësuesi i Vetëvendosjes në koalicionin VLEN, Bekim Qoku, i pyetur për mungesën e fotografive nga takimi.
Ai në intervistën për “Alsat” është i bindur se VLEN do të vazhdojë të jetë solid dhe i vendosur. Tronditjet, thotë ai, janë normale në çdo koalicion dhe ata i bëjnë mirë çdo bashkimi.
Qoku tha se grupi parlamentar është duke shqyrtuar emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale që më pas partitë të marrin vendimet përfundimtare.
Ne tani presim vetëm që te cilat komuna, cili kandidat duhet të kandidojë. Pra, thjeshtë, e kemi tejkaluar dilemën me lista të ndara apo të përbashkëta, tani do të shkojmë në një fazë të re që diskutohet për kandidatët e mundshëm, nga cila parti, në cilën komunë”, tha Bekim Qoku.

