Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Tetovës të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), me vota unanime të kuvendarëve, për kryetar të degës u zgjodh Fatmir Tresi.
Gjatë kuvendit u zgjodh edhe kryesia e re e degës, duke kompletuar strukturat e reja drejtuese të partisë në Tetovë.
Me këtë vendim, Tresi merr drejtimin e degës, ndërsa besimi unanim i kuvendarëve i ngarkon kryetarin e ri dhe kryesinë me përgjegjësinë për organizimin dhe vazhdimin e aktiviteteve partiake.

