Një 91-vjeçar nga Kumanova është raportuar i zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia familjare dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, rastin e ka denoncuar djali i tij, 65-vjeçar, më 13 nëntor 2026, në orën 23:30.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e të moshuarit.
Informon Televizioni News.

