Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nga transporti falas te biletat më të shtrenjta, Mustafi kërkon llogari

31 Tetor, 2026

Grabitja më e madhe në histori: Hakohet gjiganti i kriptomonedhave Binance, vidhen 6.3 miliardë dollarë

31 Tetor, 2026

6.3 miliardë dollarë të vjedhura nga Binance për 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut

31 Tetor, 2026

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen

31 Tetor, 2026

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

31 Tetor, 2026

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

30 Tetor, 2026

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

30 Tetor, 2026

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës

30 Tetor, 2026

Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përpara

30 Tetor, 2026

Izet Mexhiti: Punimet vazhdojnë, vendosen vijat për këmbësorë në rrugët Resenska dhe Strumicka

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 31 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nga transporti falas te biletat më të shtrenjta, Mustafi kërkon llogari

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga premtimi për vazhdimin e transportit publik falas te propozimi për bileta më të shtrenjta. Këtë kthesë e kritikoi këshilltari i AKI-së, Huzeir Mustafi, në seancën e 19-të të Këshillit të Komunës së Kumanovës, duke e cilësuar rritjen e propozuar si barrë shtesë për buxhetin e familjeve dhe shkelje të zotimeve zgjedhore. Mustafi tha se vazhdimi i transportit falas kishte qenë pika e parë e platformës zgjedhore të kryetarit aktual. Sipas tij, pas zgjedhjeve kjo masë ishte ndërprerë, ndërsa tani qytetarëve po u kërkohet të paguajnë më shumë për udhëtimin.

“Në vend që qytetarët të shfrytëzojnë një të mirë që u ishte premtuar dhe me të cilën keni marrë vota, sot kemi propozim për rritjen e çmimeve të transportit publik”, deklaroi ai.

Këshilltari i AKI-së vlerësoi se premtimi për transport falas mund të ketë ndikuar në përcaktimin e votuesve, veçanërisht në fshatra. Sipas tij, qytetarët do të kishin gjykuar ndryshe nëse gjatë fushatës do t’u ishte paralajmëruar shtrenjtim i transportit dhe i shërbimeve të tjera komunale. Duke iu drejtuar udhëheqëses së sektorit që prezantonte propozimin, Mustafi kritikoi edhe mungesën e kryetarit në mbrojtjen e vendimeve që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët. Ai tha se përgjegjësia për t’i shpjeguar këto masa nuk duhet t’u lihet vetëm përfaqësuesve të administratës.

Një pjesë të diskutimit ia kushtoi cilësisë së transportit publik. Mustafi kërkoi të sqarohet se çfarë përmirësimesh ofrohen përballë çmimeve të propozuara, duke thënë se nuk sheh modernizim që do ta arsyetonte barrën shtesë.

“Ne shohim të njëjtët autobusë që vazhdimisht qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit. Nuk kemi autobusë të rinj, nuk ka ndonjë standard të ri me të cilin qytetarët ndoshta do ta pranonin këtë vendim. Gjithçka është e vjetër, vetëm çmimet janë të reja”, theksoi ai.

Sipas Mustafit, rritja e tarifave duhet të shoqërohet me arsyetim të qartë për investimet dhe përmirësimin e shërbimit. Ai kundërshtoi që kostoja për qytetarët të shtohet pa ndryshime të dukshme në kushtet e udhëtimit. “Ne nuk e përkrahim këtë propozim, sepse vlerësojmë se vendime të tilla e dëmtojnë rëndë buxhetin familjar të qytetarëve të Kumanovës”, përfundoi këshilltari i AKI-së.

Lexuar: 1

Lajme te ngjashme

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përpara

Izet Mexhiti: Punimet vazhdojnë, vendosen vijat për këmbësorë në rrugët Resenska dhe Strumicka

Edhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të Ramazanit

Një dëshmitare shqiptare del në mbrojtje të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

Lajmet e fundit

Nga transporti falas te biletat më të shtrenjta, Mustafi kërkon llogari

31 Tetor, 2026

Grabitja më e madhe në histori: Hakohet gjiganti i kriptomonedhave Binance, vidhen 6.3 miliardë dollarë

31 Tetor, 2026

6.3 miliardë dollarë të vjedhura nga Binance për 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut

31 Tetor, 2026

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen

31 Tetor, 2026

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

31 Tetor, 2026

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

30 Tetor, 2026

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

30 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.