Informon Televizioni News.
Një tjetër lëvizje në kuadrot shqiptare është shënuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Hadi Osmani, i cili deri më tani ka qenë pjesë e Drejtorisë 6 në Shkup, është transferuar në sektorin e Forenzikës, ku do të vazhdojë angazhimin e tij profesional në një fushë tjetër të rëndësishme të strukturave të MPB-së.
Ky ndryshim vjen në një periudhë kur po shënohen lëvizje dhe avancime të kuadrove shqiptare në pozita të ndryshme brenda institucioneve të sigurisë.
Me këtë rast, një falënderim i veçantë i dedikohet zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, për angazhimin dhe kontributin në krijimin e mundësive për përfshirjen dhe avancimin e kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore.
Përfaqësimi i drejtë dhe mundësitë e barabarta për avancim mbeten çështje me rëndësi për ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse dhe përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në strukturat e shtetit.
Nuk ndalen avansimet dhe pozitata e shqiptarve

