BËRVENICË – Komuna e Bërvenicës nesër, më 1 nëntor, do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune. Sot, të drejtën e votës e shfrytëzojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.
Në garën e balotazhit do të përballen kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, pasi në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Ndërkohë, në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë.

