Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Qytetarët në banka mbajnë më shumë para sesa buxheti vjetor i vendit përcjell

31 Tetor, 2026

RMV, me muaj duhet të pritet për një mamografi, ndërsa parandalimi i kancerit është vetëkontrolli

31 Tetor, 2026

Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin

31 Tetor, 2026

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

31 Tetor, 2026

Rrezik për shëndetin! AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, rezultoi me toksina mbi normat e lejuara

31 Tetor, 2026

Thaçi: S’ka barazi, pa autonomi!

31 Tetor, 2026

Grabitje e armatosur në Çair: Tre persona të maskuar kërcënojnë me pistoletë punonjësin e bastores

31 Tetor, 2026

Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

31 Tetor, 2026

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

31 Tetor, 2026

Berisha: Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet

31 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 31 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Tetor, 2026Updated:31 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë ka marrë vendim për revokimin e licencës së punës së ALTA Bankës a.d. në Beograd.

“Bordi Ekzekutiv ka konstatuar se revokimit të licencës i kanë paraprirë aktivitetet mbikëqyrëse, të cilat kishin për qëllim rritjen e nivelit të likuiditetit të bankës. Është konstatuar se gjendja financiare e bankës është përkeqësuar ndjeshëm gjatë periudhës së kaluar dhe se ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes financiare ose të likuiditetit të saj. Për pasojë, janë vënë në rrezik interesat e depozituesve të bankës. Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore për revokimin e licencës së punës së bankës, në përputhje me Ligjin për Bankat, Banka Popullore e Serbisë ka marrë këtë vendim me qëllim të mbrojtjes së interesave të depozituesve dhe ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar. Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të mundësojë, brenda shtatë ditëve të punës, pagesën e shumave të siguruara dhe qasjen e depozituesve në mjetet e tyre, në përputhje me Ligjin për Sigurimin e Depozitave”, njofton Banka Popullore të Serbisë.

Ndryshe vendimi për mbylljen e bankës vjen pas disa ditësh polemikash për operacionet e saj financiare.

Sipas raportimeve, në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut janë ngritur dyshime për transferimin e mbi 50 milionë eurove nga Alta Banka drejt Maqedonisë së Veriut, me pretendime se Shkupi mund të shërbente si pikë kalimi për transferimin e mëtejshëm të parave drejt Moskës.

N1 raportoi se avokati serb Ivan Niniç kishte ngritur dyshime për transferime të përshpejtuara të kapitalit likuid drejt llogarive dhe subjekteve juridike në Moskë dhe Shkup, duke filluar nga 26 tetori. Niniç nuk e kishte identifikuar fillimisht bankën, ndërsa emri i Alta Bankës u përmend më vonë në raportimet mediatike./rtk

Lexuar: 8

Lajme te ngjashme

Rrezik për shëndetin! AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, rezultoi me toksina mbi normat e lejuara

Berisha: Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës

“Ushtria të marr në duar shtetin serb”- kërkojnë militantët e Vuçiqit

Komandant Bashkim Jashari për kryeministrin Kurti: “Pa ty, FSK-ja nuk do t’i kishte këto mjete” (Video)

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha

Lajmet e fundit

Qytetarët në banka mbajnë më shumë para sesa buxheti vjetor i vendit përcjell

31 Tetor, 2026

RMV, me muaj duhet të pritet për një mamografi, ndërsa parandalimi i kancerit është vetëkontrolli

31 Tetor, 2026

Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin

31 Tetor, 2026

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

31 Tetor, 2026

Rrezik për shëndetin! AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, rezultoi me toksina mbi normat e lejuara

31 Tetor, 2026

Thaçi: S’ka barazi, pa autonomi!

31 Tetor, 2026

Grabitje e armatosur në Çair: Tre persona të maskuar kërcënojnë me pistoletë punonjësin e bastores

31 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.